SHQIPERIA

Dy vatra zjarri aktive në Gramsh, zjarrfikësit në terren për neutralizimin e tyre (VIDEO)

Kosova.Today ·

Dy vatra zjarri janë regjistruar në territorin e Bashkisë Gramsh, ku efektivët zjarrfikës vijojnë prej mbrëmjes së djeshme përpjekjet për shuarjen e flakëve. Zjarri i parë ka rënë në fshatin Bulçar, në Njësinë Administrative Kodovjat, duke...

Dy vatra zjarri janë regjistruar në territorin e Bashkisë Gramsh, ku efektivët zjarrfikës vijojnë prej mbrëmjes së djeshme përpjekjet për shuarjen e flakëve.

Zjarri i parë ka rënë në fshatin Bulçar, në Njësinë Administrative Kodovjat, duke përfshirë sipërfaqe pyjore dhe shkurre. Ndërsa vatra e dytë është regjistruar në fshatin Snosëm, në Njësinë Administrative Kukur, ku flakët kanë djegur rezerva ushqimore për bagëtinë.

Efektivët e MZSH-së kanë nisur ndërhyrjen rreth orës 20:00 dhe po punojnë pa ndërprerje për izolimin e vatrave. Era e fortë që fryn në zonë po vështirëson ndërhyrjen dhe favorizon përhapjen e zjarrit.

Për momentin, përpjekjet e zjarrfikësve janë përqendruar në neutralizimin e të dyja vatrave dhe parandalimin e riaktivizimit të tyre.

The post Dy vatra zjarri aktive në Gramsh, zjarrfikësit në terren për neutralizimin e tyre (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rama: Lista Studentore në Serbi një eksperiment dhe fantazmë e së kaluarës, nuk ndryshon ndaj Kosovës

12.11.2026

“Nuk dimë ku t’i çojmë lekët”, pjesë nga bisedat e Franc Çopjas dhe Ervis Çelës për miliona euro dhe lingota ari

11.11.2026

PROFIL/ Kush është Esmeralda Hasani, drejtuesja e re e Shërbimit Informativ Shtetëror

12.11.2026

Ndeshja Shqipëri-Finlandë në “Air Albania”, policia njofton masat: Ja rrugët që do të bllokohen

12.11.2026