Vdes një pacient që po trajtohej nga e hëna në QKUK

Një burrë ka vdekur në orët e para të së martës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. I ndjeri, sipas Policisë së Kosovës, ishte duke u trajtuar në QKUK që nga e hëna. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. “Me datë 20.01.2026 rreth orës 01:37 derisa ishte

Vdes një pacient që po trajtohej nga e hëna në QKUK
vdes-nje-pacient-qe-po-trajtohej-nga-e-hena-ne-qkuk

vdes-nje-pacient-qe-po-trajtohej-nga-e-hena-ne-qkuk

Një burrë ka vdekur në orët e para të së martës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

I ndjeri, sipas Policisë së Kosovës, ishte duke u trajtuar në QKUK që nga e hëna.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Me datë 20.01.2026 rreth orës 01:37 derisa ishte në tretman mjekësor në QKUK, viktima mashkull kosovar, raportohet se i njëjti ka ndërruar jetë. Trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.