SHOWBIZ

Vdes rapsodi i njohur kosovar

Vdes rapsodi Hebib Neziraj, i njohur si Bib Kosova.

Dje në Tetovë ka ndërruar jetë rapsodi Hebib Neziraj, i njohur si Bib Kosova.

Ai tash e mbi dhjetë vite po vuante nga një sëmundje e rëndë.

Karrierën e tij si këngëtar odash Bib Kosova e ka nisur në fund të viteve të 60-ta dhe ka qenë aktiv deri në vitin 2007.

Ka kënduar në grup me rapsodë të tjerë, por më së shumti me rapsodin e këngëtarin Sevdi Malsia. Gjatë viteve të 80-ta, grupit të tij muzikor i është bashkuar edhe mjeshtri i njohur i harmonikës Murtezan Ferati.

Përpos me grupin e tij, ai shpesh ka kënduar edhe me rapsodë të tjerë, ndër ta edhe me Augustin Ukajn, Osman Sefën, Shaban Baksin, Vëllezërit Gashi dhe shumë të tjerë.

Neziraj ka qenë njëri ndër rapsodët më të njohur në trojet shqiptare dhe ka lënë pas një trashëgimi të pasur të këngëve rapsodike.

Loading...

Most Popular

Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Vdes rapsodi i njohur kosovar Vdes rapsodi i njohur kosovarRating: 5.0
To Top