SHQIPERIA

Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, shkak transferimi nga Durrësi në Fier

Kosova.Today ·

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Kallëzimi lidhet me transferimin e Veliajt nga...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Kallëzimi lidhet me transferimin e Veliajt nga paraburgimi i Durrësit në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fier, më 28 tetor 2026, me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Sipas pretendimeve të kryebashkiakut, transferimi është kryer në kundërshtim me procedurat ligjore, pasi ai nuk është njoftuar paraprakisht për urdhrin dhe as për arsyet që kanë çuar në marrjen e këtij vendimi.

Veliaj ia atribuon përgjegjësinë për këtë vendimmarrje drejtoreshës së Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo, e cila ka firmosur urdhrin e transferimit.

Lëvizja nga Durrësi në Fier u kundërshtua nga kryebashkiaku që në momentin kur u bë publike. Në reagimin e tij, Veliaj e cilësoi transferimin si politik, duke pretenduar se mënyra e realizimit të tij cenonte të drejtat ligjore të një personi në paraburgim.

Erion Veliaj ndodhej në paraburgimin e Durrësit që prej 10 shkurtit 2025, kur u arrestua nga SPAK, në kuadër të hetimeve për çështjen që lidhet me Bashkinë e Tiranës.

Më 28 tetor 2026, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vendosi transferimin e tij në IEVP Fier. Me kallëzimin e depozituar në Prokurorinë e Tiranës, Veliaj kërkon që të hetohet përgjegjësia penale e drejtueses së institucionit për procedurën e ndjekur në këtë rast.

The post Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, shkak transferimi nga Durrësi në Fier appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ndeshja Shqipëri-Finlandë në “Air Albania”, policia njofton masat: Ja rrugët që do të bllokohen

12.11.2026

Ministri Nufi, në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s

12.11.2026

Era e fortë lë pa energji elektrike 6 fshatra në Lekas të Korçës, terreni malor vështirëson riparimin e defekteve

13.11.2026

Kush është drejtoresha e re e SHISH, që mori besimin e Edi Ramës?

12.11.2026