MAQEDONIA

109 vende të reja pune për Spitalin e Tetovës, Kasami: Së shpejti edhe rikonstruksioni i plotë

Kosova.Today ·

Kryetari i Lëvizjes BESA dhe kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se janë siguruar 109 vende të reja pune për Spitalin e Tetovës. Kasami ka thënë se me këto punësime synohet forcimi i kapaciteteve të spitalit dhe përmirësimi...

Kryetari i Lëvizjes BESA dhe kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se janë siguruar 109 vende të reja pune për Spitalin e Tetovës.

Kasami ka thënë se me këto punësime synohet forcimi i kapaciteteve të spitalit dhe përmirësimi i shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Tetovës dhe rajonit të Pollogut.

“109 vendime pune për Spitalin e Tetovës! Forcojmë kapacitetet e spitalit dhe përmirësojmë shërbimet shëndetësore për qytetarët e Tetovës dhe Pollogut”, ka shkruar Kasami.

Ai ka përgëzuar profesionistët shëndetësorë që kanë marrë vendimet e punës dhe u ka uruar sukses në detyrat e tyre.

Kasami ka paralajmëruar gjithashtu se së shpejti pritet edhe rikonstruksioni i plotë i Spitalit të Tetovës, duke theksuar se investimi në shëndetësi dhe në njerëz është investim për të ardhmen e qytetit. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nga sot nis detyrimi për pajisje dimërore, ja çfarë duhet të kenë automjetet

15.11.2026

VMRO-DPMNE kërkon hetim për kredinë 5-milionëshe të “Alta Bankës”

14.11.2026

Çfarë dënimi rrezikojnë 2 mjekët që nuk zbuluan 4 vrasjet në Kumanovë?

14.11.2026

Kjo është doktoresha nga Tetova, Maltina Ferati, që humbi jetën dje në aksidentin tragjik në Shqipëri

15.11.2026