JETA

Vendim i çuditshëm, Gjykata e Tiranës vendos arrest shtëpie për Jozin

Kosova.Today ·

Gjykata e Tiranës të mërkurën ka vendosur masën “arrest shtëpie” për këngëtarin Jozefin Marku dhe mikun e tij, Kristjan Nikolli, të arrestuar për sulmin ndaj personazhit publik nga Kosova, Eduard Kuçi. Pavarësisht se prokuroria kërkoi arrestin...

Gjykata e Tiranës të mërkurën ka vendosur masën “arrest shtëpie” për këngëtarin Jozefin Marku dhe mikun e tij, Kristjan Nikolli, të arrestuar për sulmin ndaj personazhit publik nga Kosova, Eduard Kuçi.

Pavarësisht se prokuroria kërkoi arrestin me burg, gjykata vendosi t’i lërë në arrest shtëpie.

Hetimet për ngjarjen vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të konfliktit dhe rolin e secilit prej personave të përfshirë. Dy persona janë ende në kërkim.

Në kuadër të hetimit, prokuroria po verifikon edhe përdorimin e simboleve të Policisë së Shtetit, ndërsa është kërkuar një akt-ekspertim për të përcaktuar dëmtimet trupore që mund të ketë pësuar Eduard Kuçi.

Ndërkohë, Kuçi është shpallur në kërkim policor për akuzën e moskallëzimit të krimit. Sipas hetimeve, ai nuk e ka kallëzuar fillimisht ngjarjen në polici, duke e përshkruar atë si një konflikt të shkaktuar nga bllokimi i rrugës me automjet.

Në mbrojtjen e tij, Jozefin Marku ka deklaruar se ishte irrituar pasi Kuçi e kishte ofenduar në rrjetet sociale.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

A po shpenzoni më tepër pa e ditur? Gabimet që ju rrisin faturën e rrymës gjatë ngrohjes me kondicioner

13.11.2026

Zvicra prezanton program të ri universitar për inteligjencën artificiale, studimet nisin në vitin 2027

15.11.2026

Rreth 11 mijë e 500 banorë të regjionit të Bazelit e kanë shqipen gjuhën e tyre të parë

15.11.2026

Fshati i fshehur shqiptar në zemër të Italisë: 300 vite larg atdheut, por asnjë fjalë e harruar!

15.11.2026