SHQIPERIA

Vendimi negativ për negociatat/ Letër nga Shqipëria për Francën, Holandën dhe Danimarkën

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, u është drejtuar me letra kryeparlamentarëve të vendeve anëtare të BE-së, në lidhje me procesin e hapjes së negociatave.
Ruçi u është drejtuar me letër veçanërisht kryeparlamentarëve të Francës, Holandës dhe Danimarkës, të cilëve u shpreh keqardhjen për mungesën e mbështetjes për çeljen nga Bashkimi Europian të negociatave të pranimit me Shqipërinë.
“Kuvendi, qeveria, institucionet dhe qytetarët shqiptarë kanë bërë më të mirën për të përmbushur me sukses rekomandimet e Komisionit dhe të Këshillit Evropian për pesë prioritetet kyçe të reformave integruese: reformës kurajoze e unike në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformës së administratës publike dhe garantimit e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e pronësisë.
Vendimi i Këshillit Evropian, edhe pse i pamerituar dhe që nuk i përgjigjet të vërtetës për rezultatet e Shqipërisë, nuk na dekurajoi, por, përkundrazi, na nxit për të ecur më shpejt e..

Loading...

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, u është drejtuar me letra kryeparlamentarëve të vendeve anëtare të BE-së, në lidhje me procesin e hapjes së negociatave.

Ruçi u është drejtuar me letër veçanërisht kryeparlamentarëve të Francës, Holandës dhe Danimarkës, të cilëve u shpreh keqardhjen për mungesën e mbështetjes për çeljen nga Bashkimi Europian të negociatave të pranimit me Shqipërinë.

“Kuvendi, qeveria, institucionet dhe qytetarët shqiptarë kanë bërë më të mirën për të përmbushur me sukses rekomandimet e Komisionit dhe të Këshillit Evropian për pesë prioritetet kyçe të reformave integruese: reformës kurajoze e unike në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformës së administratës publike dhe garantimit e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e pronësisë.

Vendimi i Këshillit Evropian, edhe pse i pamerituar dhe që nuk i përgjigjet të vërtetës për rezultatet e Shqipërisë, nuk na dekurajoi, por, përkundrazi, na nxit për të ecur më shpejt e me performancë më të mirë drejt përmbushjes së kritereve për çeljen sa më shpejt të negociatave.

Ne e kemi të qartë se reformat integruese nuk janë qëllim në vetvete, por i shërbejnë zhvillimit të Shqipërisë, mirëqenies së qytetarëve si edhe stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit të rajon. Thellimi i reformave dhe konsolidimi i demokracisë në Shqipëri dhe vendet e tjera të rajonit i shërben gjithashtu shndërrimit të Ballkanit Perëndimor në një vlerë të shtuar të familjes evropiane”, shkruan në letrat e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Ne letrën e tij, Ruçi ka ftuar kryeparlamentarët e Francës, Holandës dhe Danimarkës për një vizitë zyrtare në Shqipëri, në mënyrë që të verifikojnë nga afër arritjet e Shqipërisë në plotësimin e standardeve të integrimit.

Në mbledhjen e Këshillit Evropian të 17-18 tetorit, Franca vuri veton kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por kundër ka qenë edhe Holanda dhe Danimarka. Pak ditë më parë, presidenti francez, Emanuel Macron tha se ndryshe nga Maqedonia e Veriut, për Shqipërinë gati gjysma e vendeve të BE-së ishin kundër hapjes së negociatave.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Vendimi negativ për negociatat/ Letër nga Shqipëria për Francën, Holandën dhe Danimarkën Vendimi negativ për negociatat/ Letër nga Shqipëria për Francën, Holandën dhe DanimarkënRating: 5.0
To Top