Venezuelë/ Qeveria e Maduros ofron 100 mijë dollarë shpërblim për arrestimin e kandidatit opozitar

Qeveria e Venezuelës ka ofruar një shpërblim prej 100,000 dollarësh për çdo informacion që çon në arrestimin e kandidatit presidencial të opozitës në mërgim, Edmundo González. Ai u largua nga vendi në shtator dhe iu dha azil politik në Spanjë pasi autoritetet e Venezuelës urdhëruan arrestimin e tij, duke e akuzuar González për komplot dhe [...]Read More...

Venezuelë/ Qeveria e Maduros ofron 100 mijë dollarë shpërblim për arrestimin e kandidatit opozitar

Qeveria e Venezuelës ka ofruar një shpërblim prej 100,000 dollarësh për çdo informacion që çon në arrestimin e kandidatit presidencial të opozitës në mërgim, Edmundo González.

Ai u largua nga vendi në shtator dhe iu dha azil politik në Spanjë pasi autoritetet e Venezuelës urdhëruan arrestimin e tij, duke e akuzuar González për komplot dhe për falsifikim dokumentesh.

González ishte zotuar të kthehej në Venezuelë përpara inaugurimit të presidentit Nicolás Maduro të premten e ardhshme, duke akuzuar qeverinë për manipulim të votave.

Menjëherë pas shpalljes së shpërblimit, González tha se po udhëtonte për në Argjentinë për të filluar një turne në Amerikën Latine, ku do të takohet me presidentin e Argjentinës, Javier Milei të shtunën.

Këshilli Kombëtar Zgjedhor (CNE) i lidhur me qeverinë shpalli fitues presidentin aktual, Maduro, por nuk arriti të sigurojë numrin e votave për të mbështetur pretendimin e tij.

Opozita, e cila me ndihmën e dëshmitarëve të akredituar të zgjedhjeve mblodhi dhe publikoi më shumë se 80% të numërimit të votave, thotë se këto dëshmojnë se kandidati i saj, González, ishte fituesi dërrmues./abcnews.al