Vesa hap arkivat nga fëmijëria, emocionon me mesazhin ndaj vetes

Vesa hap arkivat nga fëmijëria, emocionon me mesazhin ndaj vetes

Vesa Luma, ka bërë një udhëtim emocionues pas në kohë, duke ndarë me ndjekësit e saj në Instagram fotografi të rralla nga fëmijëria e saj.

Bashkangjitur këtij imazhi, ajo ka bërë një dedikim tejet të ndjerë dhe frymëzues dedikuar “Vesës së vogël”.

Ajo reflekton mbi sfidat e jetës, nga mbijetesa gjatë luftës e deri te realizimi i ëndrrave dhe krijimi i familjes që ka sot.

“Të kisha ditur të të them atëherë që do t’i ndjekësh dhe realizosh ëndrrat e tua, do krijosh një familje më të mirë se që e ke paramenduar, do t’i mbijetosh luftërave, sfidave me shumicë, dhe prapë do kesh energji të nisësh nga e para si një ‘Dem’ i vërtetë, i çuditshëm, i palexueshëm… por mbrojtëse ndaj çdo gjëje që dua në këtë jetë,” – ka shkruar Vesa krahas fotos.

Këngëtarja ka zbuluar me humor se shkas për këtë postim është bërë pikërisht djali i saj, Liani. Ai mesa duket ngacmon shpesh prindërit duke u thënë se “nuk dinë asgjë pasi i përkasin epokës së dinosaurëve”. Kjo e ka bërë Vesën të reagojë me shaka duke i treguar se sa shumë gjëra ka kaluar dhe mësuar brezi i saj.

Ajo që bie më shumë në sy dhe që është theksuar nëpër komente është ngjashmëria e frikshme – “si dy pika uji” – që Vesa e vogël ka me djalin e saj, Lianin.