JETA

”Vetëm studentët, Rama n’burg Berisha burg”, protestuesit nuk mirëpresin PD-në në protestë

Kosova.Today ·

Protestat e sotme në Tiranë nisën me atë të deputetëve dhe militantëve të Partisë Demokratike. Ata u grumbulluan fillimisht para selisë së PD dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë. Me të mbërritur, angazhimi i parë ishte djegia e ulëseve...

Protestat e sotme në Tiranë nisën me atë të deputetëve dhe militantëve të Partisë Demokratike. Ata u grumbulluan fillimisht para selisë së PD dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë.

Me të mbërritur, angazhimi i parë ishte djegia e ulëseve të vendosura nga Rama për dialog, teksa një i moshuar kërcente krah zjarrit.

Po sot të rinjtë kishin njoftuar organizimin e një proteste tjetër në Ministrinë e Arsimit në orën 14:00. Pasi qëndruan për afro një orë para Kryeministrisë, më pas protestuesit e PD nisën të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit.

Me mbërritjen në hyrjen e Rrugës së Durrësit, deputetët dhe militantët e PD u pritën me thirrjet “Rama në burg, Berisha në Burg” nga ana e të rinjve.

Poashtu protestuesit kanë kërkuar edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

SWR: “Pallati i Rinisë”” – Skena e muzikës së re në Kosovë

14.11.2026

Cilat janë profesionet në Zvicër që do të përfitonin nga paga minimale prej 5 mijë frangash?

12.11.2026

Ambasadorja zvicerane vlerëson rolin e diasporës: Lidhja e Infermierëve Shqiptarë në Zvicër përmendet gjatë konferencës ndërkombëtare në Kosovë

12.11.2026

Sindikatat kërkojnë pagë minimale prej 5.000 frangash për punonjësit me arsim profesional

13.11.2026