Vetëvendosje akuzon PZAP’në se legalizoi “keqpërdorimet e votave me postë”, paralajmërojnë ankesë në Supreme
Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë në detyrë, ka reaguar në lidhje me vendimet e Panelit për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje e cila akuzonte LDK-në pë “manipulim të votave me postë”, të i konsiderojë si ankesa të pabazuara. Sallahu ka thënë se shpreson që Gjykata Supreme “nuk do të bie pre
Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë në detyrë, ka reaguar në lidhje me vendimet e Panelit për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje e cila akuzonte LDK-në pë “manipulim të votave me postë”, të i konsiderojë si ankesa të pabazuara.
Sallahu ka thënë se shpreson që Gjykata Supreme “nuk do të bie pre e papërgjegjësisë dhe joprofesionalizmit”, duke paralajmëruar ankesë në Supreme.
Rrjedhmisht, ai ka shprehur akuza ndaj PZAP për ‘anshmëri”, duke e çuar kështu lëndën në Gjykatën Supreme.
“PZAP, ka dështuar të merret me thelbin e ankesës sonë, duke i ikur kështu përgjegjësisë ligjore në trajtim të fakteve dhe provave të paraqitura nga Lëvizja VETËVENDOSJE! PZAP nuk ka bërë hetime administrative të asnjë kutie të votimit edhe pse janë paraqitur me qindra mostra të provave se manipulimet e votave me postë në mënyrë industriale kanë ndodhur”.
“PZAP vendosi për legjitimim dhe legalizim të keqpërdorimeve të votave me postë, të orkestruar nga LDK dhe udhëheqja e saj. Shpresojmë se Gjykata Supreme nuk do të bie pre e papërgjegjësisë, joprofesionalizimit dhe ndikimit politik që PZAP ka pasur nga akterë politik dhe parapolitik”, ka thënë Sallahu.