Vijon zjarri në landfillin e Bushatit, Boçi: Katastrofë e paralajmëruar

Vijon prej mbrëmjes së djeshme zjarri në landfillin e Bushatit, ndërsa raportohet se gjatë natës flakët janë përhapur në një sipërfaqe edhe më të gjerë, duke vështirësuar punën e ekipeve zjarrfikësve.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe deputeti i PD Luçiano Boçi, i cili ka ndarë edhe një video nga zjarri.
“ Pamjet apokaliptike vijnë nga landfilli i Bushatit në flakë që prej paradites së sotme. Bushati “parajsa” e fitimit për korrupsionin qeveritar e interesave kriminale, është dëshmuar sot si porta e “ferrit” për qytetarët e zonës. Dëmi në mjedis e shëndet është i pallogaritshëm. Bushati s’ka më kapacitet pas viteve përdorim”, shkruan Boçi.
Ai akuzon qeverinë duke e konsideruar absurd vendimin për depozitimin e mbetjeve në atë zonë.
“Por Rama i shtoi atij trefish ngarkesë me vendimin absurd për të depozituar aty mbetjet, përveç Shkodrës dhe Lezhës dhe të Elbasanit e Fierit. Kjo sepse inceneratorët që gllabëruan miliona euro në Elbasan e Fier nuk funksionojnë. Dhe për të mbuluar korrupsionin u mor ky vendim korruptiv. Korrupsioni për Ramën lahet me korrupsion. Zjarrvënia aty është e qëllimshme, sepse duhet të hapet hapësirë që të vijnë plehra më shumë pas ezaurimit të kapaciteteve dhe fitimi korruptiv të mos ndalet.
Siç duket nga Elbasani u morën jo vetëm plehrat, por dhe taktika e zjarrvënies e aplikuar disa herë në Elbasan.
Kjo katastrofë mjedisore e shëndetësore, për shkak të vendimit absurd të Ramës u paralajmërua nga PD dhe ekspertët, por nuk u dëgjua. Sot zjarrvënësit e fateve të shqiptarëve se kanë për gjë t’i vendosin një zjarr një landfilli për të ndezur akoma më shumë makutërinë e tyre për të fituar sa më shumë para mbi shëndetin e rrezikuar të njerëzve dhe helmimin e mjedisit! Ky është Rama dhe kjo është mënyra si qeveris ai”, shkruan Boçi.
Burimi i lajmit:opinion.alShënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.



