SHQIPERIA

Virusi vdekjeprurës, ja sa kanë humbur jetën dhe sa janë të infektuar

Autoritetet kineze kanë raportuar se vetëm brenda natës së djeshme kanë humbur jetën 40 persona në të gjithë në Hubei, provinca në qendër të Whanit ku ka shpërthyer edhe virusi vdekjeprurës.
Në kaq pak ditë koronavirusi u ka marrë jetën 213, ndërsa mbi 10.000 të tjerë janë të infektuar nga virusi në të gjithë botën, jo vetëm brenda kufinjve të Kinës.
Që nga mbrëmja e së enjtes, në kinë u konfirmuan më shumë se 9,600 raste të koronavirusit, thanë autoritetet, një rritje prej gati 2.000 nga një ditë më parë. Kjo tejkalon shpërthimin e sindromës së rëndë të frymëmarrjes akute të vitit 2003 (sars) që filloi në jug të kinës, e cila infektoi 8.098 njerëz në të gjithë botën dhe u mori jetën 774 personave.
Më shumë se 20 vende dhe territore jashtë kufijve të Kinës kanë konfirmuar raste të virusit që përfshin Azinë, Evropën, Amerikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, pasi India, Italia dhe Filipinet raportuan rastet e tyre para të enjtes.
Vendimi i OBSH-së ka bërë që qeveritë të marrin masa nda..

Loading...

Vendimi i OBSH-së ka bërë që qeveritë të marrin masa ndaj virusit, me departamentin e shtetit të SHBA-së për të ndaluar çdo fluturim ndaj Kinës.

Koronavirusi vdekjeprurës ka arritur shifra alarmante në kinë, duke u marrë jetën 213 njerëzve, ndërsa mbi 10 mijë të tjerë janë prekur nga ky virus. Autoritetet kineze deklarojnë se kanë marrë masat e duhura pasi tashmë ato po kurojnë në spitalin me 1000 shtretër të ndërtuar brenda pak ditëve të gjithë pacientët e infektuar. Ata kanë bërë thirrje për të gjithë qytetarët kinezë, por edhe për çdo shtetas tjetër që ndodhet në kinë t’i përmbahen rregullave higjienike në shmangien ndaj virusit vdekjeprurës.

Sipas shkencëtarëve mendohet që burimi i virusit të jenë kafshët e egra të shitura në mënyrë të paligjshme në një treg të hapur, por ekziston edhe versioni që virusi është krijuar në një laborator ushtarak. Ndërkohë jo vetëm kina por edhe australia po punon për krijimin e vaksinës kundër koronavirusit.

Loading...
Loading...

Most Popular

Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Virusi vdekjeprurës, ja sa kanë humbur jetën dhe sa janë të infektuar Virusi vdekjeprurës, ja sa kanë humbur jetën dhe sa janë të infektuarRating: 5.0
To Top