SHQIPERIA

Vitore Tusha zgjidhet kryetare e KED, nëse Dvorani ndiqet penalisht

Një ditë më parë, kreu i KED, Ardian Dvorani, pasi dha sqarimet e tij në Prokurori lidhur me akuzat e Presidentit Meta.
I pyetur nga mediat nëse kallëzimi penal do të merrej parasysh, a do e humbiste detyrën e tij si kreu i KED dhe a do e çonte kjo në një ngërç procesin duke pasur parasysh, se ai është i vetmi anëtar i Gjykatës së Lartë, Dvorani u përgjigj se: “Funksionari i Gjykatës së Lartë humbet funksionet nëse ndiqet penalisht”.
Megjithëse ai nuk tha drejtpërdrejtë se kjo do të sillte bllokim të punës së KED, pasi shtoi se ka “mekanizma për këtë”, Presidenca e ka lexuar si të tillë dhe përmes një reagimi të zëdhënësit të saj, Tedi Blushi, sqaron se edhe nga kush do të pasohet Dvorani nëse kjo ndodh.
“I pyetur nga gazetarët në lidhje me pretendimin e Ardian Dvoranit se, nëse ai do të merrej i pandehur nga Prokuroria, atëherë kjo do të sillte bllokimin e funksionimit të KED-së, Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, zoti Tedi Blushi sqaroi se: Kjo është një alibi e neveritshme pë..

Loading...

Një ditë më parë, kreu i KED, Ardian Dvorani, pasi dha sqarimet e tij në Prokurori lidhur me akuzat e Presidentit Meta.

I pyetur nga mediat nëse kallëzimi penal do të merrej parasysh, a do e humbiste detyrën e tij si kreu i KED dhe a do e çonte kjo në një ngërç procesin duke pasur parasysh, se ai është i vetmi anëtar i Gjykatës së Lartë, Dvorani u përgjigj se: “Funksionari i Gjykatës së Lartë humbet funksionet nëse ndiqet penalisht”.

Megjithëse ai nuk tha drejtpërdrejtë se kjo do të sillte bllokim të punës së KED, pasi shtoi se ka “mekanizma për këtë”, Presidenca e ka lexuar si të tillë dhe përmes një reagimi të zëdhënësit të saj, Tedi Blushi, sqaron se edhe nga kush do të pasohet Dvorani nëse kjo ndodh.

“I pyetur nga gazetarët në lidhje me pretendimin e Ardian Dvoranit se, nëse ai do të merrej i pandehur nga Prokuroria, atëherë kjo do të sillte bllokimin e funksionimit të KED-së, Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, zoti Tedi Blushi sqaroi se: Kjo është një alibi e neveritshme për t’i shpëtuar drejtësisë për veprat penale që Ardian Dvorani ka konsumuar dhe për të cilat është kallëzuar penalisht në Prokurori”, thuhet në reagimin e Presidencës.

Sipas presidencës ligji nr. 115/2016, për funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi e ka zgjidhur shumë mirë këtë situatë në nenin 227 të tij, ku parashikon se “Anëtari më i vjetër në moshë nga Gjykata Kushtetuese është Zëvendëskryetari i KED-së. Zëvendëskryetari ushtron të gjitha funksionet e Kryetarit në mungesë ose pamundësi të këtij të fundit”.

Duke marrë parasysh anëtarët aktualë të Gjykatës Kushtetuese, rezulton se posti i zv/kryetares së KED dhe drejtuesja e ardhshme e këtij institucioni, sipas presidencës, deri në zgjidhjen e ngërçit në Gjykatën e Lartë i takon Vitore Tushës.

Reagimi i Presidencës
Sqarim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z. Tedi Blushi

I pyetur nga gazetarët në lidhje me pretendimin e Ardian Dvoranit se, nëse ai do të merrej i pandehur nga Prokuroria, atëherë kjo do të sillte bllokimin e funksionimit të KED-së, Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, zoti Tedi Blushi sqaroi se:

Kjo është një alibi e neveritshme për t’i shpëtuar drejtësisë për veprat penale që Ardian Dvorani ka konsumuar dhe për të cilat është kallëzuar penalisht në Prokurori.

Ligji nr. 115/2016, për funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi e ka zgjidhur shumë mirë këtë situatë në nenin 227 të tij, ku parashikon se “Anëtari më i vjetër në moshë nga Gjykata Kushtetuese është Zëvendëskryetari i KED-së. Zëvendëskryetari ushtron të gjitha funksionet e Kryetarit në mungesë ose pamundësi të këtij të fundit”.

Nuk është përgjegjësia penale e Ardian Dvoranit, që mund të bllokojë funksionimin normal të KED, por u bllokua qëllimisht funksionimi i KED për dy vite radhazi, që në krye të këtij organi të vihej Ardian Dvorani, për të konsumuar të tilla shkelje të rënda kushtetuese dhe ligjore.

Edhe mbledhja e djeshme e KED-së, e zhvilluar duke njoftuar dy Rende Dite të ndryshme, një të njoftuar publikisht dhe një të ndryshëm të njoftuar anëtarëve dhe pjesëmarrësve në Këshill, është një tjetër e dhënë e papërgjeshmërisë së këtij individi , përkundrejt zbatimit të transparencës së ushtrimit të detyrës ashtu siç kushtetuta dhe ligji ia kërkon.

Loading...
Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Vitore Tusha zgjidhet kryetare e KED, nëse Dvorani ndiqet penalisht Vitore Tusha zgjidhet kryetare e KED, nëse Dvorani ndiqet penalishtRating: 5.0
To Top