JETA

Vizitoi Kosovën e më pas Serbinë, Sorensen: Mirë të shohësh përkushtim në normalizmin e marrëdhënieve fqinjësore

Kosova.Today ·

I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë të ditur se ka shoqëruar Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, gjatë vizitës së tij në Kosovë dhe Serbi. Sorensen tha se ishte kënaqësi të ishte...

I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë të ditur se ka shoqëruar Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, gjatë vizitës së tij në Kosovë dhe Serbi.

Sorensen tha se ishte kënaqësi të ishte pjesë e kësaj vizite, duke theksuar rëndësinë e angazhimit për normalizimin e marrëdhënieve, pajtimin, fqinjësinë e mirë dhe perspektivën evropiane për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

“Ka qenë kënaqësi ta shoqëroj Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, në vizitën e tij në Kosovë dhe Serbi. Është mirë të shohësh përkushtim për normalizimin, pajtimin, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe një të ardhme evropiane për të gjithë qytetarët në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai në X.

Bashkë me njoftimin, Sorensen publikoi edhe disa fotografi nga takimet e zhvilluara gjatë vizitës së Costas në Kosovë e Serbi.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Qyteti i Cyrihut, me paga minimale prej 23.90 frangash në orë nga 1 janari 2027

12.11.2026

Sindikatat kërkojnë pagë minimale prej 5.000 frangash për punonjësit me arsim profesional

13.11.2026

Shtohen vjedhjet në Zvicër, policia jep këshilla për mbrojtjen e banesave

13.11.2026

Italia ofron jetesë falas për plot 10 vite – shtëpi pranë detit dhe në fshatra malorë, ja kush mund të aplikojë!

12.11.2026