SHQIPERIA

19-vjeçari me këmbën e thyer, pezullohet shefi i Rendit në Komisariatin nr. 1 dhe 4 policë

Kosova.Today ·

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra katër efektivë dhe shefin e Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisarin F. K., pas publikimit të videos ku shfaqet 19-vjeçari L. B., i dëmtuar në këmbë, teksa shoqërohet nga punonjësit e policisë...

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra katër efektivë dhe shefin e Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisarin F. K., pas publikimit të videos ku shfaqet 19-vjeçari L. B., i dëmtuar në këmbë, teksa shoqërohet nga punonjësit e policisë pranë Parlamentit për t’u dërguar në spital.

Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën të ditur se ka nisur menjëherë verifikimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe mënyrën e trajtimit të të riut nga efektivët. Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor ndaj pesë punonjësve të pezulluar.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është ngritur edhe një grup i posaçëm për të verifikuar veprimet e punonjësve gjatë gjithë tubimit dhe për të analizuar nëse janë zbatuar procedurat standarde të punës. Policia thekson se çdo punonjës që ka shkelur procedurat apo ka tejkaluar kompetencat do të mbajë përgjegjësi.

Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka nisur hetimet për rastin.

Policia e Shtetit dënon aktet e dhunës, dëmtimin dhe djegien e pronës gjatë protestës, duke theksuar se këto veprime nuk lidhen me ushtrimin paqësor të së drejtës për të protestuar.

Policia u ka bërë thirrje personave të maskuar dhe atyre që kryejnë akte dhune të ndalojnë menjëherë, ndërsa qytetarëve u ka kërkuar të distancohen nga personat e dhunshëm për të garantuar sigurinë e tyre.

The post 19-vjeçari me këmbën e thyer, pezullohet shefi i Rendit në Komisariatin nr. 1 dhe 4 policë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Vetmia e të moshuarve në Pogradec: Mungesa e kujdesit dhe pasiguria për të ardhmen

25.11.2026

Gazetari Dedaj: SHBA-të në Shqipëri për interesat e tyre, jo për demokracinë

26.11.2026

Arjola Byzyka kryen drejtimin e Çerdheve dhe Kopshteve në Tiranë, shërbimet do të jenë falas nga 2027

25.11.2026

Veliaj në seancë me videokonferencë? GJKKO konsulton Burgjet për mundësinë teknike

24.11.2026