JETA

18-vjeçari nga Kosova gjendet pa shenja jete në det në Shëngjin

Kosova.Today ·

Një 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në zonën e Kunes, në Shëngjin. I riu është gjetur pa shenja jete në ujë, ndërsa rrethanat e sakta të ngjarjes ende nuk janë sqaruar. Sipas raportimeve, po hetohet nëse 18-vjeçari është mbytur në det...

Një 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në zonën e Kunes, në Shëngjin.

I riu është gjetur pa shenja jete në ujë, ndërsa rrethanat e sakta të ngjarjes ende nuk janë sqaruar.

Sipas raportimeve, po hetohet nëse 18-vjeçari është mbytur në det apo ka pësuar arrest kardiak gjatë qëndrimit në ujë.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Lezhës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Tragjedi në Itali, vdes 47 vjeçari nga Tetova

15.11.2026

SWR: “Pallati i Rinisë”” – Skena e muzikës së re në Kosovë

14.11.2026

Shtohen vjedhjet në Zvicër, policia jep këshilla për mbrojtjen e banesave

13.11.2026

Filmi “DUA”, i propozuar për Oscar, shfaqet para publikut ndërkombëtar në Nju-Jork

14.11.2026