KOSOVA

Vjen goditja e parë nga Kosova, Vjosa Osmani i del kundër Ramës

Vjosa Osmani, kandidatja për kryeministre e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar në lidhje me idenë e krijimit të “Shengenit Ballkanik”. Ajo është shprehur e prerë se krijimi i “Shengenit Ballkanik” është një fatkeqësi.

“Mendoj se është një fatkeqësi që një gjë e tillë ka ndodhur. Nuk e di nëse kryeministri Rama është konsultuar me dikë në Kosovë para se të arrijë një marrëveshje të tillë, por është totalisht e gabuar ”, është shprehur Osmani.

Osmani nuk i ka ndalur kritikat ndaj edhe për kryeministrin Edi Rama, duke thënë se Shqipëria nuk duhet t’i bashkohej kurrë kësaj nisme pa Kosovën.

“Përtej kësaj, ne po shohim që jo vetëm që Serbia po e pengon Kosovën, por edhe Shqipëria e injoron atë në këtë rast. Është absolutisht e gabuar që Shqipëria të pranojë të arrijë një marrëveshje në të cilën Kosova nuk është pjesëmarrëse, madje si shtet i pavarur”, ka thënë ajoi në një intervistë për KTV.

Dy ditë më parë liderët e tre vendeve të Ballkanit Perëndimor zhvilluan një takim, ku di..

Loading...

Vjosa Osmani, kandidatja për kryeministre e Lidhjes DemokratikeKosovës, ka reaguar në lidhje me idenë e krijimit të “Shengenit Ballkanik”. Ajo është shprehur e prerë se krijimi i “Shengenit Ballkanik” është një fatkeqësi.

“Mendoj se është një fatkeqësi që një gjë e tillë ka ndodhur. Nuk e di nëse kryeministri Rama është konsultuar me dikë në Kosovë para se të arrijë një marrëveshje të tillë, por është totalisht e gabuar ”, është shprehur Osmani.

Osmani nuk i ka ndalur kritikat ndaj edhe për kryeministrin Edi Rama, duke thënë se Shqipëria nuk duhet t’i bashkohej kurrë kësaj nisme pa Kosovën.

“Përtej kësaj, ne po shohim që jo vetëm që Serbia po e pengon Kosovën, por edhe Shqipëria e injoron atë në këtë rast. Është absolutisht e gabuar që Shqipëria të pranojë të arrijë një marrëveshje në të cilën Kosova nuk është pjesëmarrëse, madje si shtet i pavarur”, ka thënë ajoi në një intervistë për KTV.

Dy ditë më parë liderët e tre vendeve të Ballkanit Perëndimor zhvilluan një takim, ku diskutuan për lëvizjen e lirë mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Pas takimit, presidenti Aleksandër Vuçiç, dhe dy kryeministrat Edi Rama dhe Zoran Zaev kanë mbajtur një konferencë për mediat ku edhe kanë shpjeguar të mirat e ‘Shengenit të Vogël’. Në fjalën e tij kryeministri Rama është shprehur se e shkuara duhet lënë pas krahve dhe duhet parë para për t’i siguruar fëmijëve një të ardhme më të mirë. Sipas Ramës, projekti ku lëvizja do të jetë e lirë brenda Ballkanit do të duhet që të mbyllet brenda vitit 2021.

Loading...
Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Vjen goditja e parë nga Kosova, Vjosa Osmani i del kundër Ramës Vjen goditja e parë nga Kosova, Vjosa Osmani i del kundër RamësRating: 5.0
To Top