KOSOVA

Vlora Çitaku zgjidhet nënkryetare e Kuvendit të Kosovës me 95 vota

Kosova.Today ·

Vlora Çitaku është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pasi në votimin e sotëm mori 95 vota për. Me këtë votim, Çitaku merr zyrtarisht postin e nënkryetares së Kuvendit, pas një periudhe...

Vlora Çitaku është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pasi në votimin e sotëm mori 95 vota për.

Me këtë votim, Çitaku merr zyrtarisht postin e nënkryetares së Kuvendit, pas një periudhe të gjatë përplasjesh dhe pengesash rreth konstituimit të institucioneve të reja.

Kandidatura e saj ishte propozuar nga PDK-ja, ndërsa në një votim të mëparshëm Çitaku kishte marrë 44 vota për, 56 abstenime dhe një kundër, duke mos arritur të zgjidhej.

Me votimin e sotëm, çështja e nënkryetarit nga radhët e PDK-së është përmbyllur me zgjedhjen e Çitakut.INA


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

U transportua me autoambulancë pa sirena në Spitalin e Pejës, kjo është 43-vjeçarja që vdiq

14.11.2026

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për rastin e administrimit të drejtësisë

15.11.2026

Arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija, dyshohet për trafikim të kok’ainës

15.11.2026

Mungesa e kuorumit shtyn seancën, mbetet pa u votuar Ligji për Specialen

14.11.2026