SHQIPERIA

Vodhën 100 milionë lekë në shtëpinë e biznesmenit në Fier, Apeli nuk ul asnjë ditë dënim

Dy të rinjtë Renaldo Tafili dhe Xhuliano Muça të akuzuar për vjedhjen e 100 milionë lekëve në shtëpinë e një biznesmeni në Levan të Fierit nuk kanë mundur të përfitojnë asnjë ditë më pak dënim nga Gjykata e Apelit të Vlorës.
Kjo gjykatë ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të Fierit për dy autorët e vjedhjes në banesën e biznesmenit Xhemal Kalemaj, ngjarje e ndodhur në 29 maj të vitit 2017.
Ka qenë kryesuesja e trupit gjykues në Apelin e Vlorës, e cila ka relatuar vendimin për dy të rinjtë, që pavarësisht kërkesës për pafajësi, ka lënë në fuqi dënimin me 9 vjet burg për Latifin dhe 8 vjet për Muçën.
Dy të pandehurit kanë qenë të pranishëm në sallë kur është dhënë vendimi së bashku me avokatët e tyre. Të dy e kanë pranuar në heshtje vendimin ndërkohë, që në sallë kanë qenë të pranishëm dhe çifti i biznesmenëve të prekur nga kjo ngjarje, Xhemal dhe Floresha Kalemaj.
Dy të pandehurit u arrestuan në Shtator 2017 dhe rreth dy vjet pas ngjarjes, gjykata i ka dënuar respektivisht R..

Loading...

Dy të rinjtë Renaldo Tafili dhe Xhuliano Muça të akuzuar për vjedhjen e 100 milionë lekëve në shtëpinë e një biznesmeni në Levan të Fierit nuk kanë mundur të përfitojnë asnjë ditë më pak dënim nga Gjykata e Apelit të Vlorës.

Kjo gjykatë ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të Fierit për dy autorët e vjedhjes në banesën e biznesmenit Xhemal Kalemaj, ngjarje e ndodhur në 29 maj të vitit 2017.

Ka qenë kryesuesja e trupit gjykues në Apelin e Vlorës, e cila ka relatuar vendimin për dy të rinjtë, që pavarësisht kërkesës për pafajësi, ka lënë në fuqi dënimin me 9 vjet burg për Latifin dhe 8 vjet për Muçën.

Dy të pandehurit kanë qenë të pranishëm në sallë kur është dhënë vendimi së bashku me avokatët e tyre. Të dy e kanë pranuar në heshtje vendimin ndërkohë, që në sallë kanë qenë të pranishëm dhe çifti i biznesmenëve të prekur nga kjo ngjarje, Xhemal dhe Floresha Kalemaj.

Dy të pandehurit u arrestuan në Shtator 2017 dhe rreth dy vjet pas ngjarjes, gjykata i ka dënuar respektivisht Renaldo Latifin me 9 vjet burgim (6 vjet burgim me gjykim të shkurtuar) dhe Xhuliano Muçën me 8 vite (5 vjet e 4 muaj burgim me gjykim të shkurtuar).

Loading...
Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Vodhën 100 milionë lekë në shtëpinë e biznesmenit në Fier, Apeli nuk ul asnjë ditë dënim Vodhën 100 milionë lekë në shtëpinë e biznesmenit në Fier, Apeli nuk ul asnjë ditë dënimRating: 5.0
To Top