SHQIPERIA

Von Der Leyen dhe Merkel kundër Macron: Do t’i ofrojmë Shqipërisë dhe Maqedonisë rrugë alternative

Presidentja e zgjedhur e Komisionit Europian Ursula von der Leyen deklaroi se është shumë e një rëndësie kyçe që Ballkani të lidhet sa më shumë që të jetë e mundur me BE-në. Sipas Politico-s, von der Leyen deklaroi se çelja e një rruge të anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka “peshë të madhe strategjike” për bllokun.
Deklarata e saj erdhi pas një takimi të zhvilluar me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin. Von der Leyen që pritet ta nisë mandatin në 1 dhjetor, deklaroi se Shkupi dhe Tirana kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të përmbushur kërkesat që BE-ja ka pasur për ta, dhe shtoi se ajo vetë do të kërkojë mënyra alternative për të forcuar lidhjet me të dy vendet.
“Për sa kohë që nuk është e mundur të çelen bisedimet e anëtarësimit, unë do të përdor të gjithë energjinë time për zhvillimin e projekteve të përbashkëta që do t’i lidhin gjithmonë e më shumë këto vende me bllokut përmes një bashkëpunimi të ngushtë,” ka deklaruar Von der leyen, duke s..

Loading...

Presidentja e zgjedhur e Komisionit Europian Ursula von der Leyen deklaroi se është shumë e një rëndësie kyçe që Ballkani të lidhet sa më shumë që të jetë e mundur me BE-në. Sipas Politico-s, von der Leyen deklaroi se çelja e një rruge të anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka “peshë të madhe strategjike” për bllokun.

Deklarata e saj erdhi pas një takimi të zhvilluar me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin. Von der Leyen që pritet ta nisë mandatin në 1 dhjetor, deklaroi se Shkupi dhe Tirana kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të përmbushur kërkesat që BE-ja ka pasur për ta, dhe shtoi se ajo vetë do të kërkojë mënyra alternative për të forcuar lidhjet me të dy vendet.

“Për sa kohë që nuk është e mundur të çelen bisedimet e anëtarësimit, unë do të përdor të gjithë energjinë time për zhvillimin e projekteve të përbashkëta që do t’i lidhin gjithmonë e më shumë këto vende me bllokut përmes një bashkëpunimi të ngushtë,” ka deklaruar Von der leyen, duke shtuar: “Nëse nuk e bëjmë këtë, të tjerët do të shfrytëzojnë këtë vakum dhe ne nuk duam që kjo të ndodhë ”.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Von Der Leyen dhe Merkel kundër Macron: Do t’i ofrojmë Shqipërisë dhe Maqedonisë rrugë alternative Von Der Leyen dhe Merkel kundër Macron: Do t’i ofrojmë Shqipërisë dhe Maqedonisë rrugë alternativeRating: 5.0
To Top