Vonesat në formimin e institucioneve ndikojnë negativisht në komuna - Sazan Ibrahimi

Vonesat në formimin e institucioneve ndikojnë negativisht në komuna - Sazan Ibrahimi

Vonesat në formimin e institucioneve ndikojnë negativisht në komuna

Formimi i vonuar i institucioneve qendrore në Kosovë po ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e komunave, sipas Sazan Ibrahimit, drejtorit ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Republikës së Kosovës (AKK).

Pas zgjedhjeve të 9 qershorit, Ibrahimi thekson se krijimi i shpejtë i institucioneve qendrore është vendimtar për pushtetin lokal, pasi shumë vendime që ndikojnë në komuna vijnë nga institucione të nivelit qendror.

“Komunat po përballen me sfida të shumta ligjore dhe financiare, duke filluar nga çështjet që lidhen me kontratat kolektive, përmbarimin e vendimeve gjyqësore, financimin e kompetencave komunale, miratimin e legjislacionit që prek pushtetin lokal, si dhe adresimin e shumë problemeve të tjera që kërkojnë vendimmarrje në nivel qendror” tha Ibrahimi për IndeksOnline.

Ai thekson se formimi i institucioneve është i rëndësishëm edhe për miratimin e buxheteve të komunave për vitin 2026, të cilat shumë prej tyre duhet të ri-destinojnë mjete për t’i përshtatur barrës financiare të krijuar nga zbatimi i kontratave kolektive.

“Shumë komuna kanë nevojë të ri-destinojnë mjete buxhetore për të adresuar nevojat reale të qytetarëve dhe prioritetet e reja zhvillimore. Kjo kërkon funksionimin normal të mekanizmave institucionalë në nivel qendror” shtoi ai.

Sipas tij, krijimi i institucioneve funksionale është thelbësor edhe për të mundësuar që komunat të përfitojnë nga Plani i Rritjes i BE-së, duke theksuar se mungesa e tyre mund të ngadalësojë reforma dhe investime në terren.

“Komunat janë bartëse të shumë reformave dhe investimeve, prandaj mungesa e institucioneve funksionale mund të vonojë projektet zhvillimore dhe të kufizojë mundësitë për thithjen e fondeve evropiane” theksoi Ibrahimi.

Ai përmendi gjithashtu sfidat që prekin komunat, duke përfshirë edhe krijimin e grantit të katërt për investime kapitale dhe avancimin e reformës së financave lokale, të cilat rrisin presionin për krijimin e institucioneve të reja, stabile dhe funksionale.

Me pak fjalë

Vonesat në formimin e institucioneve qendrore në Kosovë po ndikojnë negativisht në funksionimin e komunave, duke shtuar presionin financiar dhe vonuar reforma të rëndësishme. Sipas drejtorit të AKK-së, krijimi i institucioneve është thelbësor për përmirësimin e kushtet në komuna dhe për të mundësuar aksesin në fonde evropiane.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.