Vota e emigrantëve, Celibashi prezanton propozimet në Komisionin e “Zgjedhores”

Sot u mbajt mbledhja e Kosmisionit të Reformës Zgjedhore, ku Celibashi prezantoi propozimet e tij lidhur me amendimet që do t’i bëhen ligjit elektoral. Për më shumë se 4 orë, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka prezantuar virtualisht përpara Komisionit të Reformës Zgjedhore propozimet e tij lidhur me amendimet që do t’i bëhen ligjit elektoral. Gjatë mbledhjes, […] The post Vota e emigrantëve, Celibashi prezanton propozimet në Komisionin e “Zgjedhores” appeared first on Newsbomb Albania.

Vota e emigrantëve, Celibashi prezanton propozimet në Komisionin e “Zgjedhores”

Sot u mbajt mbledhja e Kosmisionit të Reformës Zgjedhore, ku Celibashi prezantoi propozimet e tij lidhur me amendimet që do t’i bëhen ligjit elektoral.

Për më shumë se 4 orë, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka prezantuar virtualisht përpara Komisionit të Reformës Zgjedhore propozimet e tij lidhur me amendimet që do t’i bëhen ligjit elektoral.

Gjatë mbledhjes, çështja e cila mori më shumë vëmendje dhe dabatet më të mëdha mes dy bashkëkryetarëve të komisionit, ishte vota e emigrantëve.

Enkelejd Alibeaj tregoi se shqetësimi i opozitës ishte për institucionin që do të merret me listën e atyre që për një arsye apo tjetrën ditën e zgjedhjeve paraprakisht kanë deklaruar se do të duan ta shprehin vullnetin e tyre jashtë territorit të vendit, qofshin emigrantë apo rezidentë në Shqipëri.

Enkelejd AlibeajPyetja është, kujt ja thotë? T’ja thotë ministrit të qeverisë apo t’ja thotë Ilirjan Celibashit?

Damian Gjiknuri: Koncepti i kolegut tim thotë që të krijohet një regjistër paralel i atyre që janë jashtë. Që këtë punë ta bëjë KQZ-ja, që patjetër do hyjë PD-ja, LSI-ja të gjithë do hyjnë aty dhe ne do krijojmë precedentin e para vitit 2003 që shyqyr Zotit edhe PD e asaj kohe, luftoi me aq forcë që regjistri të ishte unik.

Ilirjan Celibashi: Prapë lista e zgjedhësve do të jetë atribut i Zyrës së Gjendjes Civile. Unë do të marr thjesht kërkesat, por se kush është i kualifikuar për të qenë votues kjo është një çështje që është shumë e disktueshme dhe ka ngarkesë politike.

The post Vota e emigrantëve, Celibashi prezanton propozimet në Komisionin e “Zgjedhores” appeared first on Newsbomb Albania.