KOSOVA

Vuçiç: Askush s’po na ofron ndarjen e Kosovës!

Presidenti serb Aleksandar Vuçic, deklaroi se “askush nuk na ofron asgjë në lidhje me Kosovën, nuk ka ofertë për ndarje të Kosovës, dhe se rreth 100 vende që e kanë pranuar Kosovën, nuk do të tërhiqen nga vendimi”.

Këto vende, sipas tij, duan ta shohin Serbinë pa Kosovën gjatë një vizite në një qytet të Serbisë, Vucic u shpreh se “duhet kuptuar pesha e pozicionit të Serbisë” dhe se “nuk duhet gënjyer popullin”. “Të gjithë kanë thënë se jam i gatshëm të nënshkruajë. Çfarë të nënshkruaj kur nuk ka asgjë”, ishte komenti i tij.

Vuçiç për çdo rast përsëriti se askush nuk e dëshiron kompromisin të cilin ai e ofron, dhe se këtë kompromis e ka refuzuar edhe fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti.

Deklaratat e presidentit serb, bëhen pas vizitës në Prishtinë dhe Beograd të të dërguarit presidencial të SHBA-së, për bisedimet e paqes me Kosovës dhe Serbisë, ambasadorit, Richard Grenell.

“Qëllimi është të bëhen bashkë partnerët tanë në Serbi dhe Kosovë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse p..

Loading...

Presidenti serb Aleksandar Vuçic, deklaroi se “askush nuk na ofron asgjë në lidhje me Kosovën, nuk ka ofertë për ndarje të Kosovës, dhe se rreth 100 vende që e kanë pranuar Kosovën, nuk do të tërhiqen nga vendimi”.

Këto vende, sipas tij, duan ta shohin Serbinë pa Kosovën gjatë një vizite në një qytet të Serbisë, Vucic u shpreh se “duhet kuptuar pesha e pozicionit të Serbisë” dhe se “nuk duhet gënjyer popullin”. “Të gjithë kanë thënë se jam i gatshëm të nënshkruajë. Çfarë të nënshkruaj kur nuk ka asgjë”, ishte komenti i tij.

Vuçiç për çdo rast përsëriti se askush nuk e dëshiron kompromisin të cilin ai e ofron, dhe se këtë kompromis e ka refuzuar edhe fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti.

Deklaratat e presidentit serb, bëhen pas vizitës në Prishtinë dhe Beograd të të dërguarit presidencial të SHBA-së, për bisedimet e paqes me Kosovës dhe Serbisë, ambasadorit, Richard Grenell.

“Qëllimi është të bëhen bashkë partnerët tanë në Serbi dhe Kosovë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse për pikat e konfliktit në rajon. Të dyja palët do të duhet të punojnë ngushtë dhe shpejt, me vështrimin të drejtuar nga e ardhmja”, thuhet në deklaratën që Ambasada amerikane në Prishtinë lëshoi pas vizitës së Grenell.

Loading...
Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Vuçiç: Askush s’po na ofron ndarjen e Kosovës! Vuçiç: Askush s’po na ofron ndarjen e Kosovës!Rating: 5.0
To Top