KOSOVA

Vuçiq për hapjen e Ibrit: Këtë po e bën ai turku, komandanti i KFOR-it!

Kosova.Today ·

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do t’i shkruajë sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, kërkesën që ura e Ibrit në Mitrovicë të mos hapet. Sipas tij, gjithçka po bëhet pa njoftim të kryetarit të Mitrovicës së Veriut,...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do t’i shkruajë sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, kërkesën që ura e Ibrit në Mitrovicë të mos hapet.

Sipas tij, gjithçka po bëhet pa njoftim të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq.

“Këtë po e bën ai turku, komandanti i KFOR-it. Do t’i shkruaj Mark Ruttes sot. Shpresoj se do të më përgjigjet dhe do ta pranojë kërkesën time të mos e bëjë këtë. Do t’i shkruaj sot apo nesër. Për mua është marri e madhe dhe zhgënjim. Kjo tregon për nervozizmin që i ka kapluar, se nuk dinë si ta detyrojnë Serbinë ta pranojë një Kosovë të pavarur”, ka thënë ai të martën, transmetojnë mediat në serbisht.

Më 10 gusht, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se e ka filluar tranzicionin gradual të pranisë së përhershme në urën e Ibrit në Mitrovicë. Siç ka njoftuar KFOR-i, kjo po zhvillohet me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë, si pjesë e procesit të zvogëlimit gradual të pranisë së KFOR-it.

Për vendimin është njoftuar edhe Bashkimi Evropian që i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës të ofrojë garanci për të gjithë.

The post Vuçiq për hapjen e Ibrit: Këtë po e bën ai turku, komandanti i KFOR-it! appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Pandeli Majko trondit Asamblenë e PS-së: Kam informacion për 1 mijë orë filmime er’otike dhe korruptive, jepni dorëheqjen

15.11.2026

Dimër i rëndë për Kosovën, qytetarëve u kërkohet të përgatiten edhe me dru për ngrohje

16.11.2026

SHBA ndaloi të gjitha fluturimet, masa e rrallë rikthen kujtimet e 11 Shtatorit – krejt çka dihet

14.11.2026

Qysh ndërrimi i një kablloje bakri e bllokoi qiellin e ShBA-së?

14.11.2026