Vuçiq: ShBA paraqiti një kërkesë “politike” dhe një me energjinë për nisjen e Dialogut Strategjik
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë të hënën se njëra kërkesë zyrtare për nisje të Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara lidhet me energjinë, ndërsa tjetra është politike. Ai nuk ka dhënë më shumë hollësi për kërkesat, raporton REL. Kërkesat fillimisht i kishte përmendur pas një takimi që ka zhvilluar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco


Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë të hënën se njëra kërkesë zyrtare për nisje të Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara lidhet me energjinë, ndërsa tjetra është politike.
Ai nuk ka dhënë më shumë hollësi për kërkesat, raporton REL. Kërkesat fillimisht i kishte përmendur pas një takimi që ka zhvilluar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, para disa ditësh.
Sa i përket Dialogut Strategjik mes ShBA-së dhe Serbisë, për të është folur në gusht të vitit 2025, mirëpo ai nuk ka nisur ende. Ky dialog ishte planifikuar të niste edhe mes Kosovës dhe SHBA-së, mirëpo autoritetet amerikane e pezulluan atë në shtator të vitit të kaluar për një kohë të pacaktuar, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë.


