Xhafer Gashi: Do të jem gjithmonë pranë qytetarëve dhe zëri i tyre në Kosovë
Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Xhafer Gashi, ka theksuar se ka qenë dhe do të jetë gjithmonë pranë qytetarëve, jo vetëm të Obiliqit, por të gjithë Kosovës. Ai nënvizoi se rrugëtimi i tij politik është ndërtuar me punë të palodhshme ndër vite, me përkushtim të përditshëm dhe me përgjegjësi ndaj secilit qytetar. Gashi


Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Xhafer Gashi, ka theksuar se ka qenë dhe do të jetë gjithmonë pranë qytetarëve, jo vetëm të Obiliqit, por të gjithë Kosovës. Ai nënvizoi se rrugëtimi i tij politik është ndërtuar me punë të palodhshme ndër vite, me përkushtim të përditshëm dhe me përgjegjësi ndaj secilit qytetar.
Gashi theksoi se Obiliqi është dëshmi konkrete e asaj që mund të arrihet kur punohet me zemër dhe pa u ndalur, duke e cilësuar atë si një shembull të punëve dhe angazhimeve që kanë lënë gjurmë dhe vazhdojnë të japin shpresë për të ardhmen.
Në fund, ai u zotua se do të jetë zëri i qytetarëve për Kosovën, duke ftuar përkrahje për vizionin dhe programin e Lidhja Demokratike e Kosovës me mesazhin: “Zgjidh Shpresën”.

