SHQIPERIA

Xhaka refuzon Shqipërinë, edhe Kaçe në dilemë për të ardhur!

Taulant Xhaka nuk do të jetë pjesë e grumbullimit të kombëtares shqiptare për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Francës.
Mesfushori i Baselit, i cili me shumë gjasa do të aktivizohej titullar në ndeshjen ndaj Andorrës në të cilën Klaus Gjasula është i skualifikuar, ka refuzuar ftesën e trajnerit Edy Reja me justifikimin se ka pësuar një dëmtim muskulor në ndeshjen e fundit me Baselin në kampionatin zviceran.
Një sjellje aspak profesioniste e Xhakës që nuk ka udhëtuar fare drejt Shqipërisë, diçka që duhet ta kishte bërë dhe më pas do të ishte stafi mjekësor i kombëtares kuqezi ai që do të vlerësonte gjëndjen e tij. Me këtë vendim të tijin Taulant Xhaka vështirë se do të grumbullohet më nga kombëtarja shqiptare në të ardhmen.
Sjellja e mesfushorit ka lidhje me faktin që Reja nuk e grumbulloi për sfidat ndaj Turqisë dhe Moldavisë ndërsa nuk e shikon si një titullar fiks në skuadrën e tij.
Për të zëvendësuar Xhakën nga sa mësohet nga lista e pritjes është thirrur Ergys Kaçe i cili ka një rol ..

Loading...


Taulant Xhaka nuk do të jetë pjesë e grumbullimit të kombëtares shqiptare për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Francës.

Mesfushori i Baselit, i cili me shumë gjasa do të aktivizohej titullar në ndeshjen ndaj Andorrës në të cilën Klaus Gjasula është i skualifikuar, ka refuzuar ftesën e trajnerit Edy Reja me justifikimin se ka pësuar një dëmtim muskulor në ndeshjen e fundit me Baselin në kampionatin zviceran.

Një sjellje aspak profesioniste e Xhakës që nuk ka udhëtuar fare drejt Shqipërisë, diçka që duhet ta kishte bërë dhe më pas do të ishte stafi mjekësor i kombëtares kuqezi ai që do të vlerësonte gjëndjen e tij. Me këtë vendim të tijin Taulant Xhaka vështirë se do të grumbullohet më nga kombëtarja shqiptare në të ardhmen.

Sjellja e mesfushorit ka lidhje me faktin që Reja nuk e grumbulloi për sfidat ndaj Turqisë dhe Moldavisë ndërsa nuk e shikon si një titullar fiks në skuadrën e tij.

Për të zëvendësuar Xhakën nga sa mësohet nga lista e pritjes është thirrur Ergys Kaçe i cili ka një rol të ngjashëm me mesfushorin e Baselit, por as ky i fundit nuk ka kthyer një përgjigje konkrete dhe nuk i është bashkuar ende kombëtares shqiptare.

Ditën e sotme do të mësohet përfundimisht nëse do të ketë një zëvendësues për Xhakën apo jo.

Loading...
Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Xhaka refuzon Shqipërinë, edhe Kaçe në dilemë për të ardhur! Xhaka refuzon Shqipërinë, edhe Kaçe në dilemë për të ardhur!Rating: 5.0
To Top