SPORTI

Xhaka shpreh mbështetje për krerët e UÇK-së: “Luftuan për tokën e tyre, për lirinë e atdheut”

Kosova.Today ·

Futbollisti me origjinë shqiptare dhe kapiteni i përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka, ka shprehur publikisht mbështetje për ish-krerët e UÇK-së pas zhvillimeve të fundit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, raporton albinfo.ch....

Futbollisti me origjinë shqiptare dhe kapiteni i përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka, ka shprehur publikisht mbështetje për ish-krerët e UÇK-së pas zhvillimeve të fundit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, raporton albinfo.ch.

Përmes një postimi në Instagram, në formatin Instastory, Xhaka ka shpërndarë një imazh ku shfaqen fotografitë e Jakup Krasniqit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Postimi shoqërohet me mesazhin:

“Luftuan në tokën e tyre, për lirinë e atdheut. Liria ka emër.”

Në pjesën e poshtme të imazhit shfaqet edhe flamuri me stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Reagimi i Xhakës vjen pas shpalljes së aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Futbollisti shqiptar nga Zvicra është shprehur edhe në raste të tjera publikisht për tema që lidhen me Kosovën dhe shqiptarët. /Albinfo.ch

The post Xhaka shpreh mbështetje për krerët e UÇK-së: “Luftuan për tokën e tyre, për lirinë e atdheut” appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Vata: "Më pyetën nëse ishte shqiptar dhe më shanë" - Prapaskenat e Kosovës në Dublin

18.11.2026

Messi fitoi Këpucën e Artë në MLS 2023, historik me 26 gola

22.11.2026

Zhegrova rikthehet në stërvitje me Juventusin: Përgatitet për ndeshjen e vikendit

18.11.2026

Pochettino kërkon Balogun dhe McKennie - Transferimet e janarit për Manchester United

21.11.2026