Xheneta Fetahu shfaqet në gjendje të vështirë

Xheneta Fetahu ka shqetësuar ndjekësit e saj pasi ka publikuar një InstaStory ku duket në gjendje jo të mirë fizike. Ajo falënderoi fansat për mbështetjen: “Faleminderit prej zemre për të gjithë ju që më keni shkruar, më keni telefonuar dhe jeni shqetësuar për gjendjen time”. Xheneta gjithashtu falenderoi dhe mjekun e saj: “Faleminderit që më […]

Xheneta Fetahu shfaqet në gjendje të vështirë

Xheneta Fetahu ka shqetësuar ndjekësit e saj pasi ka publikuar një InstaStory ku duket në gjendje jo të mirë fizike.

Ajo falënderoi fansat për mbështetjen: “Faleminderit prej zemre për të gjithë ju që më keni shkruar, më keni telefonuar dhe jeni shqetësuar për gjendjen time”.

Xheneta gjithashtu falenderoi dhe mjekun e saj: “Faleminderit që më ktheve frymëmarrjen”.

Ajo tregoi se gjendja e saj momentale është e vështirë: “Aktualisht jam shumë e ajur dhe njërin sy e kam pothuajse të mbyllur, prandaj edhe nuk po e përdor shumë telefonin”, përfundoi ajo.

Fansat kanë reaguar menjëherë, duke i dërguar mesazhe mbështetëse dhe duke shprehur shqetësimin për shëndetin e saj.