SHOWBIZ

Xheneta i kundërpërgjigjet Zojës pas thumbimit në BBVK: “Ma mirë në lavanderi se në Galaxy”

Kosova.Today ·

Një deklaratë e Zojës Nushi gjatë darkës me pyetje nga publiku në “Big Brother VIP Kosova” ka nxitur reagimin e ish-finalistes Xheneta Fetahu. E pyetur nëse po kopjon lojën e ndonjë ish-banoreje finaliste, Zoja e ka mohuar një gjë të...

Një deklaratë e Zojës Nushi gjatë darkës me pyetje nga publiku në “Big Brother VIP Kosova” ka nxitur reagimin e ish-finalistes Xheneta Fetahu.

E pyetur nëse po kopjon lojën e ndonjë ish-banoreje finaliste, Zoja e ka mohuar një gjë të tillë, duke shtuar se nuk qëndron gjithë ditën në lavanderi. Kjo deklaratë u interpretua si një thumbim ndaj Xhenetës, e cila gjatë qëndrimit të saj në shtëpi ishte komentuar për kohën që kalonte në këtë hapësirë.

Megjithatë, Xheneta nuk ka qëndruar pa reaguar. Përmes një postimi në Instastory, ajo ia ka kthyer Zojës me një tjetër thumbim.

“Ma mir nlavanderi se sa Galaxy”, ka shkruar Xheneta, duke bërë një referencë që duket se i drejtohet Vali Corleones.

Në vazhdim, ajo i ka kujtuar Zojës edhe kohën kur kishte qenë opinioniste në televizionin T7 dhe kishte komentuar vazhdimisht lojën e saj.

“Paske harru qe e ke komentu cdo dite nT7 si opinioniste”, ka shkruar ajo.

Xheneta e ka përmbyllur reagimin me ironi, duke iu drejtuar Zojës me fjalët: “Vazhdo luj se finalen e ki tgarantume”.

Reagimi i saj ka rikthyer vëmendjen te raportet dhe thumbimet mes ish-banoreve dhe konkurrentëve të këtij edicioni të BBVK-së.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“Prej teje kam dashur ta vr’s veten, i kam katër fëmijë”, përplasje e ashpër mes Jonës dhe një prej viktimave të grupit të saj

07.11.2026

Rrëfimi për borxhet, Akili emocionon me historinë e tij

09.11.2026

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5, ka një mesazh të fort

07.11.2026

Shqiptarja Mira Murati po ndërton një gjigant të AI, kompania e saj mund të vlejë 40 miliardë dollarë

09.11.2026