SHOWBIZ

Xhuliana rrëfen vështirësitë në muajin e fundit të shtatzënisë

Kosova.Today ·

Xhuliana Nura ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa nga vështirësitë që po përjeton gjatë muajit të fundit të shtatzënisë. Përmes një ‘story’, ajo ka treguar se ditët e fundit nuk kanë qenë aspak të lehta për të. Xhuliana ka thënë se...

Xhuliana Nura ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa nga vështirësitë që po përjeton gjatë muajit të fundit të shtatzënisë.

Përmes një ‘story’, ajo ka treguar se ditët e fundit nuk kanë qenë aspak të lehta për të. Xhuliana ka thënë se ka ënjtje të mëdha në gishtat e duarve dhe këmbëve, ndërsa një tjetër problem me të cilin po përballet është pagjumësia.

Ajo ka rrëfyer gjithashtu se po përjeton dhimbje barku dhe se i duhet të shkojë në banjë pothuajse çdo 10 minuta.

“Çdo natë pa gjumë, pres deri sa të më marrë gjumi”, ka treguar ajo, duke shtuar se kjo periudhë është bërë shumë e vështirë për të.

Në fund, Xhuliana ka pranuar se mezi po pret që kjo fazë të përfundojë sa më shpejt dhe të vijë momenti i lindjes, për të takuar më në fund vogëlushët e saj.

Shtatzënia po hyn kështu në ditët e fundit për Xhulianën, e cila po ndan hapur me ndjekësit përjetimet dhe sfidat e kësaj periudhe të veçantë.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Alarm në shtëpinë e BBVK5: Vëllai i Madh me njoftim befasues për banorët

13.11.2026

Iu desh një raport mjekësor për ta bindur, ky është lajmi tronditës që Beharja e mori sa ishte akoma në Big Brother

14.11.2026

Njomza zbulon çfarë fshihet pas shkëlqimit të saj

13.11.2026

“Floktë n’tokë…”, përballja dramatike e Anjezës me Zojën

09.11.2026