SPORTI

Yakin për Xhakën: Atij i vjen keq dhe publikisht e ka marrë përgjegjësinë për atë që ka bërë

Kosova.Today ·

Situata e Granit Xhakës ka marrë vëmendje të madhe në Zvicër, ndërsa trajneri i përfaqësueses, Murat Yakin, ka reaguar për herë të parë pas pranimit të futbollistit se kishte përdorur një certifikatë të falsifikuar vaksinimi gjatë pandemisë...

Situata e Granit Xhakës ka marrë vëmendje të madhe në Zvicër, ndërsa trajneri i përfaqësueses, Murat Yakin, ka reaguar për herë të parë pas pranimit të futbollistit se kishte përdorur një certifikatë të falsifikuar vaksinimi gjatë pandemisë së COVID-19.

“Atij i vjen keq dhe publikisht e ka marrë përgjegjësinë për atë që ka bërë. Jam i bindur se do të gjejmë një zgjidhje të mirë për të gjithë. Unë dhe Graniti jemi gjithmonë në kontakt. Ai është shumë i matur, i kthjellët dhe mendon e vepron në interesin më të mirë të ekipit. E vlerësoj shumë këtë”- tha Yakin.

Kujtojmë që Xhaka nuk është grumbulluar nga Zvicra.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

UEFA dënon Kosovën me gjobë 42.250 € për racizëm dhe sjellje në stadium

20.11.2026

Milan do të ndërtojë stadium të ri me 100 milionë euro të ardhura

18.11.2026

Kosova vs Irlanda: Formacioni i detyrueshëm për vendin e dytë në Ligën e Kombeve

17.11.2026

Irlanda fitoi me penallti, Hajrizi karton kuq në lojën e Ligës së Kombeve

18.11.2026