Ymeri: Institucionet po fshehin informata për energjinë, AIP ka pranuar ankesat ndaj ZRrE-së dhe KEK-ut

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri në emisionin Gazeta ka akuzuar institucionet për mungesë transparence dhe fshehje të informatave me interes publik.
Ajo bëri të ditur se ka dorëzuar ankesa në Agjencinë për Informim dhe Privatësi (AIP), lidhur me mosdhënien e informatave nga Zyra e Rregullatorit për Energji, të cilat tashmë janë pranuar.
“Kam marrë konfirmim nga Agjencioni për Informim dhe Privatësi se ankesa ime ndaj ZRrE-së për mosdhënie të informatave është pranuar. Gjithashtu është pranuar edhe një ankesë tjetër për Korporatën Energjetike të Kosovës,” tha Ymeri në Gazeta.
Sipas saj, bëhet fjalë për dy institucione që po fshehin informata nga qytetarët.
Ymeri ngriti shqetësim edhe për vonesat nga Ministria e Ekonomisë, duke thënë se është shtyrë afati për dhënien e kontratës së KEDS-it, me arsyetimin se nuk dëshirohet publikimi i saj.
“Na është thënë se për një dokument të thjeshtë kërkohet deri në 15 ditë kohë, vetëm për të mos jepen informacione,” theksoi Ymeri.
Ajo e cilësoi këtë qasje si mungesë të theksuar transparence dhe përgjegjësie institucionale ndaj qytetarëve.
Deklarata e plotë:



