Zafir Berisha në listën e Nismës për deputet, Limaj beson se është kandidat i duhur për t’i përfaqësuar qytetarët
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka prezantuar kandidatin e radhës për deputet që do të jetë Zafir Berisha. Zafir Berisha edhe në të kaluarën ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga subjekti i NISMA. Për të Limaj tha se është figurë e njohur dhe e respektuar, dhe jo vetëm për angazhimin e tij
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka prezantuar kandidatin e radhës për deputet që do të jetë Zafir Berisha.
Zafir Berisha edhe në të kaluarën ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga subjekti i NISMA.
Për të Limaj tha se është figurë e njohur dhe e respektuar, dhe jo vetëm për angazhimin e tij gjatë luftës.
“Me kënaqësi sot kam nderin të prezantoj para jush kandidatin për deputet, ish-bashkëluftëtarin tim dhe ish-deputetin, kryetarin e NISMA-së në Prizren, Zafir Berisha! Zafir Berisha është një figurë e njohur dhe e respektuar, jo vetëm për angazhimin e tij të palodhshëm në periudhën e luftës, por edhe për kontributin e çmuar që ka dhënë gjatë viteve të shërbimit të tij si deputet i Kosovës”.
“Duke besuar në vlerat e tij dhe duke pasur besim në vizionin e tij për Kosovën, jam i bindur se Zafir Berisha është i duhuri për të përfaqësuar interesat e qytetarëve tanë në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Limaj në Facebook.
NISMA Socialdemokrate është në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).