SHQIPERIA

Zbulohet pasuria marramendëse e gjyqtarit të Tiranës, dha dorëheqjen nga frika e vettingut

Gjyqtari i Apelit Tiranë Agim Bendo ka paraqitur befas dorëheqjen nga funksioni i gjyqtarit, kërkesë të cilën e ka depozituar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Bendo po i nënshtrohej procesit të Vetingut prej gati një viti, ndërsa emri i tij është lakuar për shkak të pasurisë. Po cila është pasuria e Agim Bendos, e cila po verifikohej nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut?
Sipas të dhënave të siguruara nga Shqiptarja.com, në deklaratën e parë të pasurisë në vitin 2003, Bendo deklaron tre apartamente, një zyrë dhe një makinë, në bashkëpronësi me bashkëshorten Lindita Bendo. Po në deklaratën e pasurisë së vitit 2003, bashkëshortja e Agim Bendos, Lindita Bendo deklaron se kunata i ka dhuruar 4.2 % të aksioneve në shoqërinë “TREX”, me vlerë 1 500 000 lekë.
Aktualisht shoqëria nuk është në funksion, por zonja Bendo ka vijuar të deklarojë të ardhura nga ky biznes deri në vitin 2016. Në vitin 2012, bashkëshortja e Agim Bendos, Lindita Bendo ka blerë një apartament..

Loading...

Gjyqtari i Apelit Tiranë Agim Bendo ka paraqitur befas dorëheqjen nga funksioni i gjyqtarit, kërkesë të cilën e ka depozituar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Bendo po i nënshtrohej procesit të Vetingut prej gati një viti, ndërsa emri i tij është lakuar për shkak të pasurisë. Po cila është pasuria e Agim Bendos, e cila po verifikohej nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut?

Sipas të dhënave të siguruara nga Shqiptarja.com, në deklaratën e parë të pasurisë në vitin 2003, Bendo deklaron tre apartamente, një zyrë dhe një makinë, në bashkëpronësi me bashkëshorten Lindita Bendo. Po në deklaratën e pasurisë së vitit 2003, bashkëshortja e Agim Bendos, Lindita Bendo deklaron se kunata i ka dhuruar 4.2 % të aksioneve në shoqërinë “TREX”, me vlerë 1 500 000 lekë.

Aktualisht shoqëria nuk është në funksion, por zonja Bendo ka vijuar të deklarojë të ardhura nga ky biznes deri në vitin 2016. Në vitin 2012, bashkëshortja e Agim Bendos, Lindita Bendo ka blerë një apartament banimi me sipërfaqe 200.8 metra katror në vlerën 111 000 euro si dhe tre garazhe në vlerën totale 9 000 euro.

Ndërkaq, në vitin 2003 çifti Bendo deklarojnë një makinë tip Volksëagen, por pa specifikuar vlerën. Por në vitin 2008, deklarojnë shitjen e një makine tip Volksëagen në vlerën 8 mijë euro. Në vitin, deklarojnë blerjen e një makine tip Mercedes Benz në vlerën 12 000 mijë euro.

Gjithashtu Lindita Bendo deklaron blerjen e një tjetër makine tip Peugeot në vlerën 13 150 euro, ndërsa djali ka blerë veturë tip Mercedes Benz në vlerën 28 740 euro.

Gjithashtu bazuar në pagën dhe në të ardhurat nga biznesi, Lindita Bendo deklaron gjendje të llogarive, depozitave dhe bonove të thesarit mijë euro dhe miliona lekë. Edhe djali i tij Boiken Bendo deklaronte milionë lekë dhe sasi të konsiderueshme eurosh.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Zbulohet pasuria marramendëse e gjyqtarit të Tiranës, dha dorëheqjen nga frika e vettingut Zbulohet pasuria marramendëse e gjyqtarit të Tiranës, dha dorëheqjen nga frika e vettingutRating: 5.0
To Top