MAQEDONIA

Zbulohet vjedhje e energjisë elektrike në një kazino në Kërçovë, dëmi mbi 44 mijë euro

Kosova.Today ·

Një kazino në rrugën magjistrale në Kërçovë është kapur duke shfrytëzuar në mënyrë të paautorizuar energjinë elektrike, pasi gjatë një kontrolli është zbuluar një pajisje e posaçme për manipulimin e njehsorëve. Rasti është zbuluar nga...

Një kazino në rrugën magjistrale në Kërçovë është kapur duke shfrytëzuar në mënyrë të paautorizuar energjinë elektrike, pasi gjatë një kontrolli është zbuluar një pajisje e posaçme për manipulimin e njehsorëve.

Rasti është zbuluar nga ekipi i specializuar i Elektrodistribucionit për zbulimin e përdorimit të paautorizuar të energjisë elektrike, pas analizave të detajuara të konsumit dhe monitorimit të vazhdueshëm të matësve.

Gjatë kontrollit në objekt është konstatuar sjellje e pazakontë e njehsorëve, ndërsa matjet kanë evidentuar frekuenca prej 225 deri në 340 Hz, dukshëm mbi standardin prej 50 Hz.

Sipas Elektrodistribucionit, në dy njehsorë ishte instaluar një pajisje për manipulimin e frekuencave, e siguruar në tregun e zi, përmes së cilës mundësohej regjistrimi i pjesshëm ose mosregjistrimi i plotë i energjisë elektrike të shpenzuar.

Për rastin është përpiluar procesverbal për përdorim të paautorizuar të energjisë elektrike dhe është dorëzuar kallëzim në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), në bazë të nenit 235-a të Kodit Penal.

Ndërkohë, për dy pikat matëse janë lëshuar dy fatura për kompensimin e dëmit, në vlerë të përgjithshme prej 2.722.798 denarësh, apo rreth 44.300 euro.

Elektrodistribucioni nuk ka bërë të ditur identitetin e kazinosë.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Paguan 14 mijë euro për shtëpi të re, çifti nga Kumanova mbetet në rrugë!

10.11.2026

Dy banka të njohura të huaja në konkurrencë për të blerë Alta Bankën në Maqedoninë e Veriut

09.11.2026

Gjykimi për “Lotarinë Shtetërore”: Artan Grubi dhe Përparim Bajrami sërish para gjykatës

11.11.2026

Zjarri në Bit Pazar përfshiu disa shtëpi, ka dëme materiale

10.11.2026