Zhegrova mungon ndaj Irlandës për shkak të lëndimit
Edon Zhegrova nuk do të jetë në dispozicion të Kosovës për ndeshjen kundër Irlandës, që zhvillohet të martën, më 17 nëntor, në Dublin. Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se përzgjedhësi Franco Foda e ka liruar sulmuesin nga...
Edon Zhegrova nuk do të jetë në dispozicion të Kosovës për ndeshjen kundër Irlandës, që zhvillohet të martën, më 17 nëntor, në Dublin.
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se përzgjedhësi Franco Foda e ka liruar sulmuesin nga grumbullimi për shkak të një lëndimi, i cili ia pamundëson paraqitjen në këtë përballje, përcjell albinfo.ch.
Nga grumbullimi është liruar edhe Veldin Hoxha. Ai është i pezulluar pasi u ndëshkua me karton të kuq, pas dy kartonëve të verdhë, në ndeshjen e së shtunës kundër Izraelit.
Kështu, Kosova do ta zhvillojë pa këta dy futbollistë takimin e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.
Dardanët renditen të dytët në Grupin B3 me gjashtë pikë, një më shumë se Irlanda. Kosovës i mjafton edhe barazimi në Dublin për ta ruajtur pozitën e dytë dhe për të siguruar pjesëmarrjen në plejofin për ngjitje në Ligën A./Albinfo.ch
The post Zhegrova mungon ndaj Irlandës për shkak të lëndimit appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.