Zjarri përfshiu pallatin, kreu i Zjarrfikëses: Shtresa e jashtme shpërndau flakët

Zjarri përfshiu pallatin, kreu i Zjarrfikëses: Shtresa e jashtme shpërndau flakët

Shkëlqim Goxhaj, drejtori i Zjarrfikëses në Tiranë ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me zjarrin që përfshiu një pallat pranë QSUT-së pasditen e së martës.

Teksa dha detaje në lidhje me operacionin për të evakuuar banorët dhe për të vënën flakët nën kontroll, Goxhaj  tha se shtresa e jashtme e pallatit ka shpërndarë flakët.

Drejtori i Zjarrfikëses në Tiranë shtoi se pjesa më e vështirë ka qenë ajo e evakuumit të banorëve. Shtoi se janë lënduar 4 zjarrfikës, që ndihmuan në evakuuim.

Shkëlqim Goxhaj:  Gjithë shërbimi zjarrfikës i Tiranës ishin përfshirë në aksion, gjithashtu u përfshinë dhe zjarrfikëse nga Vora e Kamza dhe kishim ndihma nga Ujësjellësi e Forcat e Armatosura. Edhe nga ajri ka qenë një helicopter në ndihmë.

Thirrja për flakët dje erdhi para orës 17:00. Nisëm automjetin e stacionit të Kinostudios, sepse ishte më afër. Është një pjesë e fasadës së objektit, që e përhapi zjarrin me shpejtësi. Shtresa e jashtme shpërndau flakët. Një pjesë tjetër e pallatit, me material më rezistues ndaj flakëve, nuk është djegur fare. Pjesa më e vështirë ka qenë pjesa e evakuuimit të banorëve, që ka qenë proces shumë i vështirë. Janë lënduar katër zjarrfikës, që ndihmuan banorët në evakuuim.