BOTA

“Zogu i zi”/ Avioni spiun i “Luftës së Ftohtë” më i rrezikshëm në botë

Gjatë “Luftës së Ftohtë” ishte avioni që mund të fluturonte më shpejt se kushdo tjetër. 55 vite më vonë, mban përsëri vendin e parë. Avioni amerikan Lockheed SR-71, i dizajnuar në fshehtësi në fund të viteve 1950, ishte në gjendje të fluturonte deri në kufijtë e hapësirës dhe të lëshonte predha prej aty.

Ai ishte pjesë e një serie avionësh spiunë të ndërtuar për t’u futur brenda territorit armik pa u rrëzuar apo edhe pa u pikasur, në një epokë kur nuk ekzistonin ende satelitët dhe dronët. Për shkak të ngjyrës së zezë, avioni është etiketuar me nofkën “Zogu i Zi” dhe është një prej më të rrallëve të prodhuar ndonjëherë.

“Edhe sot duket si diçka që vjen nga e ardhmja, edhe pse është projektuar dhe ndërtuar në vitin 1950”, thotë për CNN Peter Merlin, historian i aviacionit. “Për shkak të formës të veçantë duket si diçka organike më shumë se sa mekanike. Shumica e avionëve duken sikur i ka ndërtuar dikush, ky duket sikur është rritur vetë”.

Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . “Zogu i zi”/ Avioni spiun i “Luftës së Ftohtë” më i rrezikshëm në botë “Zogu i zi”/ Avioni spiun i “Luftës së Ftohtë” më i rrezikshëm në botëRating: 5.0
To Top