JETA

Zvicër: 27.6 për qind e kamionëve të rinj janë elektrikë

Kosova.Today ·

Tranzicioni drejt energjisë së pastër po përparon edhe në sektorin e transportit të rëndë në Zvicër. Sipas Zyrës Federale të Statistikave, 27.6 për qind e kamionëve të regjistruar rishtazi nga janari deri në fund të tetorit 2026 ishin...

Tranzicioni drejt energjisë së pastër po përparon edhe në sektorin e transportit të rëndë në Zvicër. Sipas Zyrës Federale të Statistikave, 27.6 për qind e kamionëve të regjistruar rishtazi nga janari deri në fund të tetorit 2026 ishin elektrikë.

Qyteti i Gjenevës po avancon me elektrifikimin e flotës së automjeteve, duke synuar që deri në vitin 2030 gjysma e saj të jetë elektrike. Në fillim të këtij viti, autoritetet miratuan një kredi prej 32 milionë frangash zvicerane për blerjen e 132 automjeteve elektrike, përfshirë 19 kamionë.

Edhe kompanitë private po investojnë në këtë drejtim. Kompania e logjistikës Emil Egger AG ka elektrifikuar 15 për qind të flotës së saj. Sipas drejtuesve të saj, pavarësisht kostos më të lartë fillestare, kamionët elektrikë paraqesin investim të leverdishëm për shkak të kursimeve në taksa dhe shpenzime operative.

Numri i kamionëve me peshë mbi 3.5 tonë, me motor elektrik ose sistem hibrid, është rritur nga 140 në vitin 2021 në 1.823 në vitin 2025. Megjithatë, elektrifikimi i transportit të rëndë vazhdon të përballet me sfida, veçanërisht në ndërtimin e infrastrukturës së karikimit dhe sigurimin e kapaciteteve të nevojshme të energjisë elektrike.

The post Zvicër: 27.6 për qind e kamionëve të rinj janë elektrikë appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“The Kosova Original Music Tour” vjen për herë të parë në Zvicër

12.11.2026

Zvicra ndër vendet me më shumë javë mungesa në punë për shkak të sëmundjeve

12.11.2026

Zvicra refuzon rihapjen e aeroportit të Kägiswilit, Rega planifikon selinë e re

13.11.2026

Me shqiponjën dykrenare në diplomim! Adem Dalipi nga Kërçova krenon shqiptarët në Amerikë

13.11.2026