JETA

Zvicra ftohet në takimin e BE-së për kërcënimet me bomba në aviacion

Kosova.Today ·

Zvicra është ftuar të marrë pjesë në një takim të organizuar nga Komisioni Evropian, ku do të diskutohen kërcënimet me bomba në trafikun ajror evropian. Takimi do të mbahet të mërkurën në Bruksel, përcjell albinfo.ch. Në takim janë ftuar...

Zvicra është ftuar të marrë pjesë në një takim të organizuar nga Komisioni Evropian, ku do të diskutohen kërcënimet me bomba në trafikun ajror evropian. Takimi do të mbahet të mërkurën në Bruksel, përcjell albinfo.ch.

Në takim janë ftuar ekspertë të sigurisë së aviacionit nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe nga Norvegjia, Zvicra dhe Islanda. Këtë e konfirmoi zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anna-Kaisa Itkonen.

Sipas saj, ekspertët do të shqyrtojnë situatën aktuale dhe do të diskutojnë masat e mundshme për t’iu përgjigjur këtyre kërcënimeve.

Gjatë javës së kaluar, një numër i madh kërcënimesh me bomba shkaktuan ndërprerje dhe pengesa në trafikun ajror në disa vende evropiane./Albinfo.ch

The post Zvicra ftohet në takimin e BE-së për kërcënimet me bomba në aviacion appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rexhep Rexhepi fiton çmimin më prestigjioz në botën e orëve në Gjenevë

08.11.2026

VIDEO/Mërgimtari rrëfen pritjen prej 8 orësh në kufi: Na nxorën nga autobusi, policia po kontrollon gjithçka

08.11.2026

Universiteti i Freiburgut, Zvicër, i ndan një doktoratë nderi Lea Ypit

07.11.2026

Isuf Sherifi prezanton librin e ri “Mërgimi – Mes Säntis-it dhe mallit” në St. Gallen

09.11.2026