Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel

Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel

Banorët në Zvicër duhet të përgatisen për ndryshimin e orës këtë fundjavë, pasi vendi kalon në orën verore, përcjell albinfo.ch.

Në natën mes së shtunës dhe të dielës, më 29 mars, akrepat e orës do të zhvendosen nga ora 03:00 në 04:00, duke humbur kështu një orë gjumë.

Me hyrjen në orën verore, lindja dhe perëndimi i diellit do të ndodhin rreth një orë më vonë, çka do të sjellë më shumë dritë gjatë mbrëmjes.

Ndryshimi i orës aplikohet çdo vit në pranverë në shumë vende evropiane, me qëllim shfrytëzimin më të mirë të dritës natyrore gjatë muajve të verës./Albinfo.ch

The post Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel appeared first on Albinfo.