Zyrtarizimi i Ruben Amorim si trajner i United mund të shtyhet disa javë

Kalimi i Ruben Amorim drejt Manchester United mund të përballet me vonesa të konsiderueshme për shkak të një klauzole në kontratën e tij, për disa javë Sipas asaj që raporton Daily Mail, transmeton GazetaExpress, United janë duke zhvilluar bisedime me Sporting për periudhën së kur do ta zyrtarizojnë Amorim’in, pasi një akt në kontratë e […]

Zyrtarizimi i Ruben Amorim si trajner i United mund të shtyhet disa javë

Kalimi i Ruben Amorim drejt Manchester United mund të përballet me vonesa të konsiderueshme për shkak të një klauzole në kontratën e tij, për disa javë

Sipas asaj që raporton Daily Mail, transmeton GazetaExpress, United janë duke zhvilluar bisedime me Sporting për periudhën së kur do ta zyrtarizojnë Amorim’in, pasi një akt në kontratë e tij thotë që ai duhet të largohet pas disa javëve nëse dikush paguan klauzolën e tij.

Klubi portugez njoftoi të martën se Djajtë e Kuq kishin shprehur dëshirën për të paguar klauzolën e lirimit të trajnerit 39-vjeçar, por mbetet e paqartë se kur do të jetë në gjendje të fillojë punën ai në Manchester.

Raportimet tregojnë se United kishte shpresuar të zyrtarizonte Amorim-in si trajnerin e tyre të ri para përballjes së fundjavës me Chelsean në Premier League, pasi Erik ten Hag u shkarkua të hënën.

Megjithatë, Mail raporton se Amorim mund të mos jetë në gjendje të drejtojë ekipin para ndeshjes së 24 nëntorit kundër Ipswich Town, duke e lënë të mundshme që Ruud van Nistelrooy të marrë drejtimin e përkohshëm për katër ndeshje.

United do të përballet me Leicester-in në EFL Cup në mesjavë dhe pastaj me Chelsea, përpara ndeshjes së Europa League kundër PAOK-ut dhe një përballje të dytë me Leicester në Premier League. Më pas vjen pushimi i Kombëtareve, derisa ata do të luajnë me Ipswich Town më 24 nëntor, duke lënë Van Nistelrooy-n të drejtojë ekipin në katër ndeshje, nëse vonesa e Amorim-it vazhdon.

United do të shpresojë të zgjidhë çështjet e negociatave për ta zyrtarizuar Amorim-in. Ai nuk do të jetë në pankinë kundër Leicester-it në EFL Cup, me Van Nistelrooy në drejtim të ekipit të mërkurën.