MAQEDONIA

Ademi: Alta Banka hyri në Maqedoninë e Veriut nga Qeveria aktuale

Kosova.Today ·

Arbër Ademi nga BDI sot në një konferencë për shtyp ka folur në lidhje me Alta Bankën, me çka tha se ajo është sjellë në Maqedoni nga qeveria aktuale. Ai theksoi se Qeveria e BDI-së dhe LSDM-së e kanë mbrojtur shtetin nga kjo bankë. Ai tha...

Arbër Ademi nga BDI sot në një konferencë për shtyp ka folur në lidhje me Alta Bankën, me çka tha se ajo është sjellë në Maqedoni nga qeveria aktuale.

Ai theksoi se Qeveria e BDI-së dhe LSDM-së e kanë mbrojtur shtetin nga kjo bankë. Ai tha se BDI do të ngrejë padi penale ndaj atyre që kanë shpifur në lidhje me këtë bankë.

“Qeveria e tanishme u përpoq të lidh BDI-në dhe Qeverinë e kaluar me ardhjen e Alta Bankës. Në vitin 2023 Qeveria e atëhershme nuk ka marrë asnjë vendim që t’i hapte rrugë Alta Bankës në Maqedoni. Qeveria e atëhershme reagoi më 24 tetor 2023, e angazhoi Avokatin e Shtetit që të mbrojë interesat shtetërore në Serbi”.

“Alta Banka hyri në sistemin bankar të vendit në vitin 2025 nën këtë Qeveri. Të gjitha lejet për Alta Bankën janë dhënë nga institucionet që sot udhëhiqen nga kjo Qeveri”, tha Ademi.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mexhiti: BDI i hapi rrugë “botës serbe” përmes politikës, nëntokës dhe bankave

11.11.2026

32-vjeçarja nga Shkupi pëson djegie të rënda, u përpoq të ndizte zjarr me benzinë

11.11.2026

Durmishi: BDI-në përgjegjësi në skandalin me Alta Bankën serbe, prej nesër është punë e Prokurorisë

11.11.2026

As shqipja, as Evropa nuk i pëlqejnë Apasievit: Sulmon takimin Shasivari–Rokas!

11.11.2026