MAQEDONIA

Durmishi: BDI-në përgjegjësi në skandalin me Alta Bankën serbe, prej nesër është punë e Prokurorisë

Kosova.Today ·

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka reaguar lidhur me çështjen e Alta Bankës, duke kërkuar nga BDI-ja shpjegime dhe marrjen e përgjegjësisë politike për dyshimet e ngritura rreth këtij rasti. Në reagimin e tij, Durmishi ka...

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka reaguar lidhur me çështjen e Alta Bankës, duke kërkuar nga BDI-ja shpjegime dhe marrjen e përgjegjësisë politike për dyshimet e ngritura rreth këtij rasti.

Në reagimin e tij, Durmishi ka kërkuar që përgjegjësit të japin llogari dhe të mos fshihen pas heshtjes, ndërsa ka theksuar se çështja duhet të marrë edhe trajtim institucional nga organet e drejtësisë.

“Heshtja dhe fshehja nuk e shpëton BDI-në nga skandali me Alta Bankën. Duhen shpjegime, dorëheqje dhe përgjegjësi politike SOT! Ndërsa prej nesër është punë e Prokurorisë”, ka shkruar Durmishi.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Internet falas në 64 komuna të Maqedonisë, mbi 200 mijë qytetarë tashmë e kanë shfrytëzuar!

10.11.2026

Egjipti shpall terroriste 35 organizata islame në Evropë, mes tyre edhe një shoqatë nga Maqedonia (LISTA)

11.11.2026

Saranda Imeri Stafai: Me dokumente nxorëm në shesh ata që dhanë urdhër për sjelljen e Alta Bankës serbe

11.11.2026

Muhamed Murtezi përgënjeshtron lajmin e TCH se është drejtues i FRI-së

11.11.2026