MAQEDONIA

Adnan Azizi: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të pajisen me vizë elektronike për Arabinë Saudite

Kosova.Today ·

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut tashmë mund të përfitojnë nga procedurat e lehtësuara për pajisjen me vizë turistike elektronike (e-Visa) ose vizë pas mbërritjes (Visa on Arrival) për udhëtim në Arabinë Saudite. Lajmin e ka bërë të ditur deputeti...

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut tashmë mund të përfitojnë nga procedurat e lehtësuara për pajisjen me vizë turistike elektronike (e-Visa) ose vizë pas mbërritjes (Visa on Arrival) për udhëtim në Arabinë Saudite.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se këtë informacion e ka marrë nga zyrtarët sauditë, pas vizitës së delegacionit në Arabinë Saudite.

Azizi ka bërë të ditur se lehtësimi i procedurave të vizave ishte një nga çështjet kryesore të diskutuara gjatë vizitës.

“Lehtësojmë lëvizjen e qytetarëve, hapim dyer të reja bashkëpunimi, si në aspektin ekonomik dhe turistik”, ka shkruar Azizi.

Ai ka falënderuar zv/kryetarin e Mexhlis al Shuras në Arabinë Saudite, dr. Rashid Sherif, si dhe Velid et Tujxhri për angazhimin në këtë çështje.

Në të njëjtin postim, Azizi ka bërë të ditur se po punohet edhe për hapjen e ambasadave të të dyja vendeve, me synimin e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimit ekonomik dhe tërheqjes së investimeve.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Përplasja BDI–VLEN për gjuhën shqipe: Hoxha akuzon, VLEN kundërpërgjigjet me kritika ndaj Ahmetit

09.11.2026

Përplasja e nxehtë mes BDI-së dhe drejtoreshës së ISHP-së për gjuhën shqipe!

09.11.2026

Bytyqi: Hyrja e Alta Bankës në Maqedoninë e Veriut ngre dyshime për kapital koroziv

10.11.2026

Nis peticioni për vendosjen e prangave elektronikë ndaj dhunuesve

08.11.2026