MAQEDONIA

Ahmeti takoi delegacionin e IRI-t, vlerëson bashkëpunimin shumëvjeçar

Kosova.Today ·

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka njoftuar përmes një postimi publik se ka pritur sot në ambientet e Kuvendit një delegacion të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), të kryesuar nga drejtori i...

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka njoftuar përmes një postimi publik se ka pritur sot në ambientet e Kuvendit një delegacion të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), të kryesuar nga drejtori i përgjithshëm për Evropë dhe Euroazi, Steven Nix.

Sipas njoftimit të kreut të BDI-së, në këtë takim morën pjesë edhe drejtori rezident i programeve të IRI-së për Serbinë dhe Ballkanin Perëndimor, Paul Prososki, zëvendësdrejtoresha për të njëjtin rajon, Biljana Ljubiç, si dhe përfaqësuesja dhe ekspertja e IRI-së për Maqedoninë e Veriut, Ana Alibegova.

Duke e cilësuar bashkëpunimin shumëvjeçar me këtë institut si të rëndësishëm dhe të qëndrueshëm, Ahmeti theksoi në deklaratën e tij se mbështetja e vazhdueshme e IRI-së ka luajtur rol të veçantë për subjektin që ai drejton. Sipas tij, kjo asistencë ka ndikuar në avancimin e organizimit të brendshëm, forcimin e strukturave partiake, zhvillimin e kapaciteteve dhe pasurimin e ofertës programore të BDI-së.

Në përmbyllje të reagimit të tij, Ahmeti u shpreh se BDI e vlerëson bashkëpunimin me partnerët amerikanë si një kontribut të rëndësishëm për forcimin e demokracisë dhe zhvillimin e kulturës politike, me synim ndërtimin e një partie moderne dhe të gatshme për performancë më cilësore në skenën politike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nga Beogradi në Manastir: si u bë Alta Banka betejë shqiptare

12.11.2026

Osmani: Normalizimi i gënjeshtrës në diskursin politik nga VLEN-i është skandaloz

13.11.2026

K-15 nuk është dhuratë nga shefat! Punëtorëve u takojnë të paktën 19 mijë denarë – ja afati i pagesës!

13.11.2026

Gjorgjievski: Shkupi e kujton çmimin e lirisë së tij

13.11.2026