MAQEDONIA

Osmani: Normalizimi i gënjeshtrës në diskursin politik nga VLEN-i është skandaloz

Kosova.Today ·

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka kritikuar koalicionin VLEN, duke e akuzuar për normalizimin e gënjeshtrës në diskursin politik në Maqedoninë e Veriut. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani ka përdorur një thënie të njohur...

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka kritikuar koalicionin VLEN, duke e akuzuar për normalizimin e gënjeshtrës në diskursin politik në Maqedoninë e Veriut.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani ka përdorur një thënie të njohur për të përcjellë mesazhin e tij: “Ju mund ta gënjeni dikë gjithë kohën, mund t’i gënjeni të gjithë njerëzit ndonjëherë, por nuk mund t’i gënjeni të gjithë njerëzit gjithë kohën.”

Ai ka vlerësuar se normalizimi i hapur i gënjeshtrës në diskursin politik nga, siç e quan ai, e ashtuquajtura VLEN, është i paprecedentë dhe skandaloz.

“Kjo është e papranueshme dhe nuk ka qenë kurrë pjesë e traditës së popullit tonë, e as fesë sonë”, ka shkruar Osmani.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Tensionet në Kuvend, pas tri orësh asnjë deputet i opozitës nuk arriti të parashtrojë pyetje

12.11.2026

VLEN: Levica dhe BDI në të njëjtin front kundër gjuhës shqipe, Shasivari ua theu tabunë 35 vjeçare

12.11.2026

“80 me 0” në Spitalin e Kumanovës?! Hyseni shpërthen: “As në komunizëm shqiptarët nuk janë nënçmuar kështu!”

12.11.2026

A i mbajti të fshehura në sirtarë lëndët Islam Abazi? Përgjigjet Saveski

13.11.2026