SPORTI

Akrobatja Fiona Rushiti në Guinness, thyen rekordin me 72 rrotullime në 30 sekonda

Kosova.Today ·

Akrobatja shqiptare Fiona Rushiti hyri në historinë e rekordeve botërore Guinness, duke vendosur rekord të ri botëror pasi realizoi 72 rrotullime të plota, 360 gradë, brenda vetëm 30 sekondave, ndërsa qëndronte e varur nga dhëmbët. Rekordi...

Akrobatja shqiptare Fiona Rushiti hyri në historinë e rekordeve botërore Guinness, duke vendosur rekord të ri botëror pasi realizoi 72 rrotullime të plota, 360 gradë, brenda vetëm 30 sekondave, ndërsa qëndronte e varur nga dhëmbët.

Rekordi u realizua më 11 qershor 2026 në Tiranë dhe tani është regjistruar zyrtarisht nga Guinness World Records, duke e vendosur emrin e saj mes mbajtësve të rekordeve botërore, transmeton albinfo.ch.

Rekordi i mëparshëm ishte 65 rrotullime brenda 30 sekondave dhe mbahej nga akrobati sirian Yazan Ghaiyath Saleh, i cili e kishte vendosur atë në vitin 2025, teksa Fiona arriti ta tejkalonte këtë rezultat me shtatë rrotullime, duke vendosur një standard të ri në disiplinën e rrotullimeve 360 gradë gjatë varjes nga dhëmbët.

The post Akrobatja Fiona Rushiti në Guinness, thyen rekordin me 72 rrotullime në 30 sekonda appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Albian Ajeti dënohet me tri ndeshje, Lugano shqyrton mundësinë e apelimit

09.11.2026

Lutfi Dalipi refuzon Zvicrën, pritet të zgjedhë Kosovën ose Shqipërinë

07.11.2026

Edon Zhegrova merr lajmin e madh nga Juventusi

03.11.2026

Spalletti tregon pse nuk po e aktivizon Zhegrovën titullar te Juventusi

10.11.2026